Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SPORT

Pas 10 vitesh i jep lamtumirën Atalantës/ Gjimshiti prek me mesazhin për Bergamon: Është bërë shtëpia ime

P
Piranjat10 August 2026, 22:09 · 3 min lexim
Pas 10 vitesh i jep lamtumirën Atalantës/ Gjimshiti prek me mesazhin

Berat Gjimshiti i ka dhënë fund një prej kapitujve më të rëndësishëm të karrierës së tij. Kapiteni i Kombëtares shqiptare është larguar nga Atalanta pas 10 vitesh në klubin italian, duke nisur tashmë një aventurë të re me Al-Diriyah në Arabinë Saudite.

Përpara largimit nga Bergamo, Gjimshiti ka zgjedhur t’i drejtohet tifozëve dhe të gjithë njerëzve që kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij me një mesazh të gjatë të publikuar në Instagram.

Futbollisti shqiptar kujton mbërritjen në Bergamo dhjetë vite më parë, kur ishte një lojtar i ri me dëshirën për të provuar vlerën e tij. Sot, pas një dekade, ai largohet nga Italia duke e konsideruar Bergamon shtëpinë e tij.

“U rrita këtu si lojtar, si burrë dhe si baba. Familja ime u rrit këtu. Bergamo është bërë shtëpia ime dhe Atalanta është shumë më tepër sesa një ekip”, shkruan Gjimshiti.

Në mesazhin e tij, kapiteni kuqezi kujton vitet e kaluara me Atalantën, nga fitoret dhe humbjet te ndeshjet dhe momentet që, sipas tij, dikur dukeshin vetëm si ëndrra. Për Gjimshitin, mbi rezultatet dhe trofetë mbeten njerëzit që e shoqëruan gjatë kësaj periudhe.

Ai ka falënderuar shokët e skuadrës, trajnerët, stafin, drejtuesit e klubit, familjen Percassi, tifozët dhe banorët e Bergamos për mbështetjen gjatë këtyre viteve.

“Gjatë këtyre dhjetë viteve, kemi përjetuar fitore, humbje, netë të paharrueshme dhe gola që ndoshta dikur vetëm i ëndërronim. Por ajo që do të marr me vete më shumë se çdo gjë tjetër janë njerëzit”, shkruan ai.

Gjimshiti e lidh historinë e tij me Atalantën edhe me punën dhe sakrificat që e shoqëruan këtë periudhë. Sipas tij, ajo që u arrit gjatë këtyre viteve u ndërtua së bashku, përmes punës, disiplinës dhe përkushtimit.

Tashmë për mbrojtësin shqiptar nis një tjetër kapitull në karrierë. Ai do të vijojë rrugëtimin në Arabinë Saudite me Al-Diriyah, ndërsa kujtimet e një dekade në Bergamo do të mbeten pjesë e historisë së tij.

“Mund të largohesh nga një ekip. Mund të largohesh nga një qytet. Por ne mbajmë një shtëpi brenda vetes. Faleminderit për gjithçka, Bergamo. Faleminderit për gjithçka, Atalanta. Përgjithmonë në zemrat tona”, përfundon Gjimshiti.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.