Pas 119 ndeshjesh, Riyad Mahrez i jep lamtumirën Kombëtares së Algjerisë pas 12 vitesh

Mbyllet një epokë për Kombëtaren e Algjerisë. Kapiteni dhe një nga futbollistët më të mëdhenj në historinë e “Dhelprave të Shkretëtirës”, Riyad Mahrez, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij me përfaqësuesen.
Sulmuesi 35-vjeçar largohet nga kombëtarja pas 119 ndeshjesh të zhvilluara dhe një kontributi prej 85 golash dhe asistesh, që nga debutimi i tij në maj të vitit 2014.
Ndeshja e fundit e Mahrez me fanellën e Algjerisë ishte humbja 2-0 ndaj Zvicrës në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026, rezultat që shënoi edhe fundin e rrugëtimit të algjerianëve në turne.
Gjatë më shumë se një dekade, Mahrez ishte një nga figurat kryesore të kombëtares, duke udhëhequr Algjerinë në disa kompeticione madhore dhe duke lënë gjurmë me paraqitjet e tij vendimtare. Me largimin e tij, mbyllet një kapitull i rëndësishëm në historinë e futbollit algjerian, ndërsa kombëtarja do të nisë një fazë të re brezash pa një nga lojtarët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.
Lexo edhe
SPORT
Ronaldo drejt vendimit për të ardhmen me Portugalinë/ Familja lë të hapur mundësinë e tërheqjes pas Botërorit

Argjentinë-Kepi i Gjelbër, një përballje midis dy botëve për në 16-tat e Kupës së Botës

Dështimi në Botëror, Nagelsmann jep dorëheqjen nga Gjermania. Klopp drejt stolit të “Panzerave”

Katër herë fitues i “Tour de France”, Chris Froome tërhiqet nga çiklizmi

'Më i madh se futbolli', The Guardian: Vikingët bën bujë në Kupën e Botës

Kategoria Superiore me ndryshime të mëdha në rregulla/ Kufizohen të huajt dhe hapet hapësirë për të rinjtë

Skandal në Serie A / Zbulohen përgjime për rrjet es*ortash në Milano, nën hetim emra të njohur

Senegal në krizë organizative gjatë Botërorit/ Raportohen akuza për sjellje të papërgjegjshme gjatë Botërorit





