Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ...
SPORT

Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës

P
Piranjat23 July 2026, 15:55 · 2 min lexim
Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative:

Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas triumfit, por edhe për valën e polemikave dhe teorive konspirative që shpërthyen në Argjentinë pas golit të Ferran Torresit, i cili i hoqi "Albicelestëve” kurorën e kampionit të botës.

Pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës, në Argjentinë nisën të qarkullojnë teori të shumta për arsyet e disfatës. Disa prej tyre përfshinin pretendime për presione të jashtme, ndërhyrje të supozuara nga FBI-ja amerikane, madje edhe histori të pavërteta për kërcënime ndaj familjeve të futbollistëve.

Përballë kësaj vale thashethemesh, figura të rëndësishme të futbollit argjentinas dolën për të vendosur qartësi.

Presidenti i Federatës Argjentinase të Futbollit, Claudio Tapia, i cili kishte qëndruar i heshtur pas finales, reagoi përmes një deklarate të gjatë në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje tifozëve të pranojnë humbjen dhe të mos bien pre e lajmeve të rreme.

Madje, në mesin e teorive që qarkulluan ishte edhe pretendimi absurd se FBI-ja kishte ndaluar vetë Tapian.

"Ne nuk arritëm ta kalojmë Spanjën. Ata ishin skuadra më e mirë dhe e merituan fitoren. Duhet të kemi guximin ta pranojmë këtë. Në sport mësojmë t'i pranojmë humbjet me të njëjtin krenari me të cilën festojmë fitoret", shkroi Tapia.

"Po, humbëm finalen, por e vërteta është se kjo skuadër i ka dhënë vendit tonë gëzime të mëdha. Argjentina ka fituar shumë sepse kjo skuadër ka treguar edhe një herë vlerën e saj”.

U kap duke sulmuar Dani Olmon pas finales së Botërorit, legjenda argjentinase thyen heshtjen

"Na dhemb sepse kemi mentalitet konkurrues, sepse jemi skuadra më e dekoruar në histori dhe sepse vendi i dytë nuk i kënaq kurrë ambiciet tona”.

"Mos u mashtroni nga gënjeshtrat dhe fushatat që synojnë vetëm të na destabilizojnë. Mos u përpiqni t'i ktheni tifozët kundër atyre që i kanë dhënë kaq shumë futbollit argjentinas”, përfundoi ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.