Pas goditjes me Morgan Rogers/ Chelsea kërkon një tjetër yll të Ligës Premier për mesfushën

Chelsea nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e transferimeve dhe ka kthyer vëmendjen te një tjetër talent i Ligës Premier, vetëm pak orë pasi zyrtarizoi blerjen rekord të Morgan Rogers nga Aston Villa.
Klubi londinez siguroi shërbimet e mesfushorit anglez për 138 milionë euro, një shumë rekord për një transferim britanik, duke i ofruar një kontratë gjashtëvjeçare.
Megjithatë, drejtuesit e Chelseat po punojnë për një tjetër përforcim të madh. Sipas BBC Sport, “Blutë” kanë paraqitur një ofertë rreth 76 milionë euro për mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott, por propozimi është refuzuar.
Scott, 22-vjeçar, shihet si një nga talentet më premtues anglezë dhe ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Bournemouthit në sezonin e kaluar, ku klubi siguroi një vend historik në garat evropiane.
Interesim për mesfushorin kanë shfaqur edhe disa prej klubeve më të mëdha angleze, përfshirë Manchester Cityn, Arsenalin, Manchester Unitedin dhe Liverpoolin.
Chelsea synon të ndërtojë një bërthamë të re me lojtarë të rinj britanikë në mesfushë nën drejtimin e trajnerit Xabi Alonso, ndërsa refuzimi i Scott për të rinovuar kontratën me Bournemouthin ka rritur mundësitë për një largim të tij në të ardhmen.
Lexo edhe
SPORT
Spektakël me 6 gola në Rrogozhinë! Egnatia nuk dorëzohet, kualifikimi vendoset në Slloveni

Në stadium u shfaq baneri “Kosova është Serbi”/ Klubi irlandez: Ai nuk ishte tifoz i yni

Drita barazon në Maltë ndaj Florianas, gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit

Martinez flet për të ardhmen pas finales: Mund të jetë koha t’i jap lamtumirën kombëtares

Italia synon goditjen e madhe/ Federata gati të bëjë përjashtime për të sjellë Pep Guardiolën në stolin e kombëtares





