Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SPORT

Penalltitë rezultojnë fatale, shuhet ëndrra evropiane e Elbasanit, eliminohet në Conference League

P
Piranjat16 July 2026, 22:27 · 2 min lexim
Penalltitë rezultojnë fatale, shuhet ëndrra evropiane e

Elbasani i thotë lamtumirë kompeticioneve evropiane në mënyrën më dramatike të mundshme. Skuadra nënkampione e vendit në pjesëmarrjen e saj të parë në turne të tillë, u eliminua nga BATE Borisov në raundin e parë kualifikues të Conference League vetëm pas serisë dramatike të gjuajtjeve të 11 metërshave

Elbasani dhe BATE Borisov kishin barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shqipëri dhe shkuan në Azerbajxhan ku u zhvillua kjo sfidë me bjellorusët me bindjen se do të kalonin në raundin tjetër duke qenë se përballeshin me një skuadër që rrezikon rënien nga kategoria në kampionatin vendas.

Por skuadra e Gvozdenovic gjatë zhvillimit të ndeshjes bëri shumë pak nga sa pritej në të 120 minutat e lojës  e madje Aleksovski bëri disa ndërhyrje vendimtare për të mbajtur skuadrën në lojë. Në këtë mënyrë, koha e rregullt dhe ajo shtesë, u mbyll me barazimin 0-0 dhe kështu skuadrat iu drejtuan serisë së 11 metërshave.

Në këtë moment, te Elbasani po shkonin mirë gjërat deri në momentin kur Karrica gaboi gjuajtjen e pestë që mund t’i jepte kualifikimin skuadrës. BATE Borisov më pas mori avantazhin, ndërsa edhe Epito gaboi duke goditur tramversën dhe kjo seri penalltish u mbyll 5-4 për skuadrën bjelloruse që në këtë mënyrë i dha shumë shpejt fund ëndrrës evropiane të Elbasanit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.