“Belinda Balluku mbi ligjin”, Bardhi: Pesë akuza të reja dhe asnjë kërkesë për arrestim!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) ka denoncuar dhjetëra raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë...
Erjon Veliaj është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjiths...
Studentët e Mjekësisë kanë vijuar protestën para Ministrisë së Arsimit, ku kanë drejtuar thirrje kundër kryeminist...

Një shtetas afrikan, emigrant që punon në Shkodër, dyshohet se është plagosur gjatë orarit të punës në një fabrikë.
Afrikani fillimisht ka deklaruar se është futbollist i KF Shiroka dhe se është plagosur në dhomën e hotelit në mënyrë aksidentale.
Në fakt, kjo deklaratë e tij nuk rezultoi e vërtetë, pasi ai është futbollist, por nuk është dëmtuar në hotel, siç pretendoi në deklarimin e parë, të cilin më pas e ndryshoi duke treguar të vërtetën për policinë.
Në foton amatore, të siguruar nga një qytetar, shihet momenti kur ky person po dilte nga fabrika i dëmtuar, vetëm pak sekonda pas ngjarjes.
Shtetasi afrikan mësohet se ka pësuar prerje të konsiderueshme në trup dhe është dërguar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku iu nënshtrua një operacioni.
Sipas burimeve spitalore, afrikani ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në dorë dhe këmbë.
Ndërkohë burime nga policia e Shkodrës, bëjnë me dije se afrikani ishte i punësuar në një fabrikë që operon në të zezë në zonën industriale të Shkodrës, ku punonte prej disa kohësh, ngjitur me shkollën e mesme profesionale “Arben Broci”.
Kjo fabrikë, sipas burimeve policore, merret me prodhimin e komposteve dhe, në mungesë të punonjësve vendas, ka punësuar të huaj nga vendet e treta, si rasti i afrikanit që mbeti i plagosur.
Gjatë një prej proceseve të punës, ai ka pësuar prerje të konsiderueshme në këmbë dhe në krah dhe menjëherë është transportuar drejt spitalit.
Afrikani është edhe futbollist, por ai punonte edhe në këtë fabrikë, siç shihet edhe në foto.
Policia vendore e Shkodrës fillimisht u mjaftua me deklaratën e parë të tij, i cili tha se ishte dëmtuar aksidentalisht në hotel, por pas një denoncimi, i dëmtuari është rimarrë në pyetje, së bashku me një të huaj tjetër, të cilët më pas kanë treguar historinë e vërtetë.
Policia e Shkodrës tashmë ka nisur një hetim lidhur me këtë ngjarje të plagosjes në punë të shtetasit afrikan, duke qenë se dyshohet se kjo fabrikë operonte në të zezë dhe në kushte jashtë të gjitha standardeve.
Policia vijon hetimin për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.
Vedat Muriqi ka shënuar një tjetër gol të rëndësishm në la Liga për Majorkën, këtë herë përba...
Sulmuesi i Shqipërisë, Jasir Asani, mund të rikthehet së shpejti te Partizani. Pas aventurës në Korenë e Jugut dhe transfe...
Fisnik Asllani ka shënuar një supergol sot me Hofenheimin. Ishte minuta e 23-të e ndeshjes me Mainzin, kur sulmuesi i përfaqësueses s...
Mesfushori 24-vjeçar, Moises Caicedo, ka konfirmuar sërish se dëshiron të qëndrojë te Chelsea sa më gjatë të je...
Mançester Siti ka kaluar në gjysmëfinalet e Kupës FA me një fitore bindëse në shtëpi përballë Liverpulit, ...
Kilian Mbape ka folur pa “frikën” e zakonshme të konferencave për shtyp. “Jam lodhur nga intervistat. Gazetari ësht&eum...
Mançester Siti dhe Liverpuli do të përballen në çerekfinalet e Kupës FA. Dueli do të startojë në orën 1...
Sulmuesi Erald Maksuti u përzgjodh “Lojtari i Ndeshjes” në përballjen Flamurtari – Tirana, e mbyllur 1:1. Bomberi shkodran sh...
Real Madrid ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Mallorcës, ku lajmi kryesor është rikth...
Dy seancat stërvitore të fundjavës do të japin verdiktin e tyre, por ndërkohë, vetë-kandidimi i Dusan Vlahovic ësht&eu...