Federata Polake e Futbollit ka njoftuar Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) për disa udhëzime të rëndësishme për tifozët shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen Poloni – Shqipëri, më 26 mars, në stadiumin PGE Narodowy në Varshavë, ora 20:45.
Hyrja dhe siguria në stadium Dyert e stadiumit hapen në 18:45. Tifozët shqiptarë do të hyjnë në Gate 10 në anën verilindore, ndërsa personat me aftësi të kufizuara do të përdorin Gate 1. Çdo tifoz duhet të ketë biletë dhe dokument identifikimi. Telefoni duhet të jetë i karikuar për hyrjen me biletë elektronike.
Transporti dhe parkimi Stadiumi ndodhet rreth 3.2 km nga qendra e qytetit. Rekomandohet përdorimi i transportit publik (metro, tramvaj, autobus ose tren urban). Bileta e ndeshjes shërben edhe si biletë falas transporti publik gjatë gjithë ditës. Për ata që udhëtojnë me makinë ose autobus ka një zonë parkimi të dedikuar në rrugën Sokola, me hyrje nga Wybrzeże Szczecińskie dhe Zamoście. Rregullat në stadium Kontroll i rreptë i tifozëve dhe sendeve personale do të bëhet nga policia dhe stafi i sigurisë. Ndalohet hyrja me fishekzjarre, flakadanë, alkool, drogë, dronë, topa, pajisje zhurmuese dhe objekte të mëdha. Tifozët duhet të ulen në vendin e biletës dhe të ndjekin udhëzimet e stafit.
Ushqim dhe pije Në stadium do të ketë pika ku mund të blihen ushqime dhe pije joalkoolike, me pagesë me karta VISA ose MasterCard. Konsumi për tifozët e skuadrës mike bëhet vetëm në korridore, jo në tribunë.
Kujdes në qytet dhe rregullat ligjore Tifozët këshillohen të lëvizin në grupe, të shmangin zonat e izoluara dhe të mos përdorin simbole kombëtare jashtë stadiumit për arsye sigurie. Konsumi i alkoolit në vende publike dhe përdorimi i mjeteve piroteknike janë të ndaluara, ndërsa materialet që nxisin urrejtje kombëtare, racore apo fetare dënohen deri në 3 vjet burg.
Artikuj te sugjeruar
SPORT
24 March14:57
Herri Kejn do të pushojë disa ditë, Tuhel e lë të çlodhet kapitenin e Anglisë
Herri Kejn do t’i bashkohet me vonesë kombëtares dhe më pas do të sulmoj sërish rekordin e Robert Levandovskit. Kejn tani ka po...
SPORT
24 March14:22
Kampion bote me Argjentinën, titullari i padiskutueshëm njofton tërheqjen pas Botërorit 2026
Nikolas Otamendi konfirmoi se Kupa e Botës 2026 do të shënojë fundin e kohës së tij me Argjentinën.
Me të mbërri...
SPORT
24 March13:47
BE akuzon FIFA-n se po abuzon me çmimet e biletave të Kupës së Botës...
Grupi evropian i konsumatorëve Euroconsumers, së bashku me Football Supporters Europe, kanë paraqitur një ankesë në Komisionin E...
SPORT
24 March13:37
Dueli Poloni-Shqipëri, çfarë duhet të dinë tifozët kuqezi që do të ndjekim Kombëtaren në Varshavë
Federata Polake e Futbollit ka njoftuar FSHF-në për një sërë informacionesh të rëndësishme për tifozët shqip...
SPORT
24 March12:34
Reali ka dyshime për Nico Paz, Interi mund të përfitojë
Situata e Nico Paz mbetet një çështje e hapur në Itali. Mesfushori argjentinas pritet të rikthehet te Real Madrid në fund t&eu...
SPORT
24 March11:57
Kampion bote me Argjentinën, De Pol me urim special për ditëlindjen e partneres: Të admiroj dhe jam krenar për atë që je
Mesfushori argjentinas, Rodrigo De Pol, ka ndarë një postim në rrjetet sociale për të festuar ditëlindjen e të dashurë...
SPORT
24 March11:55
Klop shpërthen pas thashethemeve të fundit: Trajner tek Reali? Mos shkruani budallallëqe, ndoshta inteligjenca artificiale…
Thashethemet rreth rikthimit të mundshëm në trajnim të Jyrgen Klop kanë qarkulluar në të gjithë Europën ditë...
SPORT
24 March11:42
Arbitroi finalen e Superiores para dy viteve, zbulohet gjyqtari që do të vendosë drejtësi në ndeshjen Poloni-Shqipëri
Shqipëria do të sfidojë Poloninë të enjten më 26 mars në orën 21:00 në ndeshjen e vlefshme për play off-in e...
SPORT
24 March11:30
Barcelona merr një lajm të mirë, dy yjet afër rikthimit nga lëndimi
Barcelonës i është dhënë një nxitje në kohë për lëndimet përpara një serie ndeshjesh vendimtare, m...
SPORT
24 March11:23
Pse po e vonon Florentino Pérez rinovimin e Viniciusit?
Pritet me padurim rinovimi i kontratës së Viniciusit, një çështje që duhet të jetë prioritet absolut për klubin...