Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
SPORT

Portieri i Spanjës s’i frikësohet Cristiano Ronaldos: Nuk është më i njëjti sikur kur ishte te Real Madridi

P
Piranjat 6 July 2026, 08:28 · 1 min lexim
Portieri i Spanjës s’i frikësohet Cristiano Ronaldos: Nuk

Portieri i Spanjës Unai Simon mund të pendohet të hënën mbrëma shkaku që zgjodhi të “ngacmojë” Cristiano Ronaldon.

Spanja do të ketë punë me Portugalinë në raundin e 16-të më të mirëve në Kupën e Botës, me objektivin për ta arritur çerekfinalen.

Në konferencë për shtyp, Simon është pyetur rreth Ronaldos, megjithatë “gardiani” i Athletic Bilbaos ka bërë të qartë se nuk do ta ketë problem.

“Cristiano i sotëm nuk është më i njëjti sikur para gjashtë-shtatë viteve, kur ishte te Real Madridi, apo në formën më të mirë”.

“Por, është e qartë se duhet ta mbajmë sa më larg që është e mundur nga 16-metërshi, sepse kur është në atë zonë, është vendimtar”, deklaroi ai.

Herën e fundit që Ronaldo luajti kundër Spanjës, arriti të shënojë golin vendimtar në finalen e Ligës së Kombeve.

Ndërkohë, rikujtojmë se përballja mes Portugalisë dhe Spanjës do të nisë të hënën nga ora 21:00.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.