WhatsApp prezanton funksionin e ri të identifikimit të përdoruesve
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numr...
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numr...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se raporti i miratuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë e pë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, deklaroi se pr...
Amerikanët do ta ndajnë ndeshjen në katër pjesë nga 25 minuta, vetëm që të fusin reklama, kishte deklaruar legjenda e ...
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në vitin 2026. Instituti i Vjenës ka ulur parashikimin për rritjen e Shqipërisë n...
Irani tha se nuk do të takohet me të dërguarit e lartë të SHBA-së që fluturuan në rajon pas shpërthimit të a...
Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar ...
Analisti Ilir Demalia ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga dy persona pranë banesës së tij në Tiranë. Rap...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shqyrtuar mundësinë e braktisjes së negociatave me Iranin dhe kthimit në sulme n&eum...
Gjykata Themelore në Prishtinë dhënë vendimin me dëbim dhe ndalimin e hyrjes në Kosovë për tre vjet, si dhe gjoba p&eu...

Diogo Jota është i pranishëm kudo në ekipin portugez. Ai shfaqet në pulpën e këmbës së Ruben Neves, i tatuazhuar në një përqafim që synon të jetë i përjetshëm. Gjithashtu, në kyçin e dorës së Cristiano Ronaldos, i cili luan me byzylykun kuq e gjelbër, dhuratë e kryeministrit të Portugalisë për skuadrën. Ai është në mendjet e të gjithëve, ndërsa Portugalia pret ndeshjen e 1/8-ave kundër Kroacisë, ku Diogo do të jetë një prani e ndjeshme në Toronto. Diogo Jota ndërroi jetë natën e 3 korrikut 2025, mes orës 00:30 dhe 00:40. Nga gjashtëmbëdhjetë data dhe orare të mundshme, Portugalisë i ra ndeshja e 3 korrikut, e cila në Portugali do të fillojë në mesnatë. Kështu, kur të bjerë përvjetori i aksidentit rrugor që i mori jetën Diogos dhe vëllait të tij André, miqtë e tij do të jenë në fushë. Një ironi gjuhësore: të luash për të festuar një humbje.
Diogo Jota, pavarësisht orarit, është pjesë e këtij Botërori për Portugalinë. Ai do të ishte thirrur në ekip, si gjithmonë, nëse jeta e tij do të kishte vazhduar: me fanellën e kuqe ai fitoi Ligën e Kombeve në 2019 dhe 2025, duke qenë pjesë integrale e grupit. Para Botërorit, ai u emërua anëtar nderi i ekspeditës, duke e bërë Portugalinë të vetmen kombëtare që luan me 27 lojtarë, jo me 26. Prania e Diogos është edhe materiale, e stampuar në fije me ngjyra, pasi kryeministri portugez, para nisjes për në Shtetet e Bashkuara, i dhuroi skuadrës byzylykë kuq e gjelbër, ngjyrat e flamurit, të dizajnuar për t’u mbajtur edhe gjatë ndeshjeve. Mbi pëlhurë janë shkruar emrat e të gjithë lojtarëve të thirrur, plus një. Numri 21, i cili nuk mund të mbetej i lirë, u mor nga Ruben Neves, miku i tij i përjetshëm, ai që në funeral mbajti arkivolin dhe qëndron më pranë bashkëshortes së Diogos, Rute, me të cilën Diogo ishte martuar pak para vdekjes.
Neves bëri atë tatuazh në pulpën e tij të majtë dhe tetorin e kaluar, kur shënoi golin vendimtar kundër Irlandës në minutën e 91-të, puthi fanellën me numrin 21, tregoi drejt qiellit dhe uli çorapen për t’i treguar Diogon botës. Ata të dy kanë luajtur së bashku 164 herë, mes Portos, Wolverhamptonit dhe kombëtares. Kjo rastësi e 3 korrikut ka prekur të gjithë thellësisht. “Nuk do të thosha se ky përvjetor duhet të jetë veçanërisht i vështirë, është më tepër një lloj festimi,” tha Roberto Martinez. “Mendoj se duhet ta nderojmë Diogo Jotën, besoj se është një moment për të ruajtur gjithçka që kemi ndërtuar në këtë ekip, sepse filloi me të. Ne duam ta fitojmë Botërorin për të.”
Francisco Trincão theksoi se prania e mikut të vjetër i jep forcë ekipit, sikur të vepronte një forcë nga jashtë. Prindërit e Diogos, Joaquim dhe Isabel, gjetën forcën për të ardhur në Houston për të parë ndeshjen e parë. Ata takuan Infantinon dhe ishin në të vetmin vend ku djali i tyre do të kishte dashur të ishte në një mbrëmje qershori. Për të përmbyllur gjithçka, vijnë fjalët e Ruben Neves: “Unë i flas ende sot. Pak e dinë, por unë, Rute dhe Diogo kemi një grup në WhatsApp që vazhdon dhe aty flasim. Kur ndodh diçka e veçantë, unë vazhdoj t’i dërgoj mesazhet e mia atje.” Diogo ndoshta lexon, ose ndoshta sheh gjithçka.
Barcelona vazhdon të insistojë për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, pavarësisht qëndrimit të fortë t&eu...
Kylian Mbappé ishte edhe një herë protagonist absolut për Francën. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedi...
Norvegjia siguron një vend mes16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”. Skandinavët kaluan 2-1 Bregun e Fildisht&...
Ata e përfunduan ndeshjen në 31 minuta dhe nuk u kthyen kurrë pas. Të udhëhequr nga Quinonez dhe Jimenez, të cilët realizua...
Ishte shumë e lehtë për Francën, e cila e mundi 3-0 Suedinë dhe avancoi në raundin e 1/16-ave, ku do të p&eu...
Real Madrid raportohet se po përgatit një ofertë sensacionale me vlerë rekord botëror për yllin e Bayern Munich, Michael Olise, nd...
Lamine Yamal ka deklaruar se Spanja vazhdon të jetë një nga pretendentët kryesorë për ta fituar Kupën e Botës 2026, duke...
Duket se një tjetër talent në moshë të re është kthyer në objekt talljesh në rrjetet sociale gjatë Kupë...
Trajneri i Holandës, Koeman analizoi humbjen ndaj Marokut me penallti në Botëror. “Virgil nuk goditi 11-metërshat sepse kishte ng&e...
Nuk ka më dyshime, skuadra për tu mundur në këtë Botëror është Franca. Performanca në tri ndeshjet e para ka q&eu...