“Portugalia nuk fitonte asgjë pa mua”, Ronaldo merr vendimin drastik: Trofeu i Europianit vlen sa një Botëror

Portugalia u eliminua nga Botërori në fazën 1/8. Spanja fitoi 1 me 0 falë golit të Merinos në minutën e 91-të.
Kristiano Ronaldo i jep fund karrierës së tij me përfaqësuesen dhe këtë e zyrtarizoi me deklaratën e bujshme pas humbjes. Sulmuesi portugez mori pjesë në gjashtë Botërorë si askush tjetër, por nuk fitoi asnjë. Megjithatë përmendi faktin se para tij, Portugalia nuk kishte fituar asgjë.
“Do të zgjohem nesër, njësoj siç u zgjova sot. Me ndërgjegjen e pastër, pasi kam dhënë më të mirën si gjithmonë. Kam fituar tre trofe për Portugalinë. Përpara Kristianos, Portugalia nuk kishte fituar asnjë titull në histori. I lumtur.
Trofeu më i mirë që kam fituar me Portugalinë është Europiani i vitit 2016. Sinqerisht për mua, të fitosh Europianin është sikur të kesh fituar një Botëror.
Për këtë, e përsëris, largohem me ndërgjegjen e pastër pasi kam dhënë më të mirën për Portugalinë. Nesër do të jetë ditë e re dhe jeta vazhdon”, u shpreh Ronaldo.
Lexo edhe
SPORT
Belgjika i jep fund ëndrrës amerikane, “Djajtë e Kuq”- në çerekfinalet e Kupës së Botës

Ronaldo shpërthen në lot pas eliminimit të Portugalisë nga Kupa e Botës

Spanja mund Portugalinë dhe eliminon Cristiano Ronaldon nga Kupa e Botës 2026

Anglia kërkon anulimin e kartonit të kuq të Quansah

Skandal për kartonin e kuq të Balogun përfshin edhe Trump dhe Infantino, hidhet poshtë ankimi i Belgjikës

FOTO/ Nuk është me Inteligjencë Artificiale, tifozja pushton rrjetin

Tirana godet në merkato/ Firmos me Ardit Krymin, ish-mesfushorin e Vllaznisë

Polemikë e madhe në FIFA/ Trajneri i Belgjikës "shpërthen" për vendimin ndaj Balogun: Një shaka e 1 prillit





