Premier League/ Arsenali nis mbrojtjen e titullit duke mposhtur pastër Coventry-n e Frank Lampard

Premier League startoi zyrtarisht këtë të premte dhe skuadra e parë që zbriti në fushë ishte pikërisht kampionia në fuqi, Arsenali. Në javën e parë të kampionatit, skuadra. Mikel Artetas u përball me Coventry e Frank Lampard që këtë vit është ngjitur në elitën e futbollit anglez duke i dhënë një leksion futbolli pasi e mposhti 3-0.
Fillimi i ndeshjes në Emirates Stadium ishte perfekt për Arsenalin që priti vetëm 15 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin me Kai Havertz duke marrë kështu avantazhin në 1-0. Arsenali mori akoma më shumë vrull pas këtij goli dhe vetëm 8 minuta më vonë e ndëshkoi sërish skuadrën e Frank Lampard dhe këtë radhë ai që shkroi emrin në tabelën e shënuesve ishte Bukayo Saka duke e çuar rezultatin në 2-0.
Arsenali ishte superior ndaj kundërshtarëve të tij në fushën e lojës duke mos e lënë të reagojë dhe pjesa e parë u mbyll pikërisht me avantazhin e Topçinjve.
Arsenali e nisi vrullshëm edhe pjesën e dytë teksa shënoi sërish këtë radhë me Odegaard duke e çuar rezultatin në 3-0. Rezultati mbeti i tillë deri në përfundim të 90 minutëshit me Arsenalin që pasi ngriti trofeun e Community Shield mori edhe 3 pikët e para në kampionat duke e nisur në mënyrë perfekte mbrojtjen e titullit.
Lexo edhe
SPORT
70 milionë euro ose asgjë, PSG i vendos çmimin yllit që kërkohet nga Liverpooli

Dëmtimet i hoqën shansin e Serisë A, mbrojtësi kuqezi firmos kontratë për tre sezone në klubin italian

Sherr pas finales Argjentinë-Spanjë/ FIFA dënon Paredes, 10 ndeshje pezullim dhe 90 mijë dollarë gjobë

Barcelona kërkon Lautaron/ Kivu i përgjigjet zërave: E mbaj shtrënguar, mendoj se do të qëndrojë gjatë

Mungon në Holandë, piloti i Red Bullit thyen kyçin e dorës gjatë një seance boksi

Drama e Musialës trondit yjet e Bajernit: Këto dy incidente ma kanë thyer zemrën

“InfantinoOut”, tifozët nisin peticion global për largimin e presidentit të FIFA-s

Zyrtare/ Joao Cancelo rikthehet te Barcelona, firmos deri në vitin 2029




