Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
SPORT

Premier League është në prag/ Kuriozitetet e sezonit të ri të kampionatit më të bukur në botë

P
Piranjat20 August 2026, 20:02 · 5 min lexim
Premier League është në prag/  Kuriozitetet e sezonit të ri

Janë të shumtë ata që thonë se Premier League është kampionati më i bukur në botë dhe edhe këtë vit premton që ky kompeticion të jetë shumë i luftuar. Arsenal, kampioni në fuqi do të duhet të mbrohet nga sulmet e Manchester City të Maresca dhe Liverpool të Iraolës. Mes ngjarjeve të çuditshme, historisë, shifrave dhe surprizave, ja 5 kuriozitetet e edicionit të ri të kampionatit anglez

Janë të shumtë ata që thonë se Premier League është kampionati më i bukur në botë dhe edhe këtë vit premton që ky kompeticion të jetë shumë i luftuar. Arsenal, kampioni në fuqi do të duhet të mbrohet nga sulmet e Manchester City të Maresca dhe Liverpool të Iraolës. Mes ngjarjeve të çuditshme, historisë, shifrave dhe surprizave, ja 5 kuriozitetet e edicionit të ri të kampionatit anglez

E nisim pikërisht nga triumfi i Arsenalit. Sepse triumfet e Topcinjve shpesh janë pasuar nga suksese surprizë. Kështu në sezonin 1947/48, Arsenali fitoi titullin e tij të 6 në Premier League dhe vitin pasardhës Portsmouth shënoi triumfin e parë historik në kampionat. Pak sezone më vonë në 1952/53, suksesi i Topcinjve u pasua nga një tjetër titull i fituar për herë të parë, ai i Ëolverhamptin. Por nuk mbyllet me kaq, në 1971-72, Derby County ngriti trofeun e tij të parë të Premier League, ku edhe kjo skuadër mori ‘bekimin’ e Arsenalit i shpallur kampion në sezonin paraardhës. Titulli i fundit përpara këtij të sezonit të kaluar i Arsenalit ishte në 2003/04 u pasua nga titulli i dytë i Chelsea, një titull që vinte pas 50 vitesh. Kushedi se çfarë do të rezervojë sezoni që do të fillojë.

‘Corrida’ në Premier League

Në kampionatin anglez, pankinat flasin gjuhën spanjolle. Shifrat nuk gënjejnë; në vijën e startit të Premier League do të jenë 5 trajnerë që vijnë nga Spanja, pra 1 në 4 teknikë janë nga vendi iberik. Trajnerë të cilët pa asnjë dyshim do të jenë më të vëzhguarit që nga javët e para. Emri që ngjall më shumë kuriozitet me shumë mundësi është ai i Andoni Iraola që gjithsesi nuk është i panjohur për Premier League(punoi me Bournemouth për 3 sezone). Trajneri bask ka bërë hapin e madh të karrierës së tij teksa ka marrë drejtimin e Liverpool. Pas tij janë dy emra fitues të sezonit të kaluar, Mikel Arteta, kampioni në fuqi me Arsenalin dhe Unai Emery, fitues i Europa League me Aston Villan. Por sytë janë edhe nga Xabi Alonso që kërkon të përjetojë me Chelsea atë që përjetoi me Bayer Leverkusen në 2023/24 dhe në fund është Alvaro Arbeloa që kërkon rilindjen pas eksperiencës së shkurtër dhe të hidhur te Reali i Madridit

Premier League po vendos një rekord të ri; 9 skuadra të impenjuara në kompeticionet evropiane, kurrë më parë nuk kanë qenë kaq shumë. Dy skuadrat e Manchester, Arsenal, Liverpool e Aston Villa do të përfaqësojnë elitën e futbollit anglez në Champions League. Europa League do të jetë territori i Crystal Palace, Sunderland dhe Bournemouth. Ndërsa Brighton do të marrë pjesë në Conference League. Të gjitha mund ta arrijnë objektivin e tyre duke parë rezultatet e klubeve angleze në sezonin e kaluar(tre finaliste në të 3 kompeticionet UEFA me 2 fituese)

Edhe rregullorja e re ka brenda saj diçka të veçantë. Premier League do të eksperimentojë një normë të re që synon të eliminojë ose të paktën të kufizojë dëmtimet ‘taktike’ të portierëve. Diktati parashikon që në rast të ndërprerjes së ndeshjes për shkak të dëmtimit të portierit, një lojtar duhet të lërë fushën për të paktën 1 minutë. Një rregull eksperimental që do të aplikohet për herë të parë në ndeshjet e Premier League.

Në edicionin e ri të Premier League ka hapësirë edhe për një përrallë, ajo e Coventry. Klubi i rihapi dyert e elitës së futbollit anglez për të hyrë në të pas 25 vitesh mungesë. Një pritje shumë e gjatë që u ndërpre me ardhjen e Frank Lampard që ishte në gjendje që të shndërronte Coventry nga një klub në vështirësi në një makinë perfekte të aftë për të dominuar Championship. Sfida e parë e Coventry do të jetë një mal i lartë për t’u kaluar, pasi do të luajë në shtëpinë e kampionëve në fuqi të Arsenalit. 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.