Studentët ironizojnë Ramën/ Vendosin pamjet e dhunës policore në “karriget e dialogut”: Diktator!
Studentët në protestën e 22 kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve gjatë protestës, në...
Studentët në protestën e 22 kanë vendosur disa fotografi të dhunës policore ndaj të rinjve gjatë protestës, në...
Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa përmes pankartave kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave p...
Një alarm kritik për sigurinë ushqimore ka vënë në lëvizje Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Pas sinjalizimit emer...
Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të sulmuesit të Tenerifes, Jesús de Miguel Alameda. K...
Erion Veliaj ka refuzuar që të marrë pjesë ne seancën e sotme. Veliaj përfaqësohet nga avokati Plarent Ndreca. Kryebashkiaku ...
Shqipëria nuk ka arritur të përfitojë në kohë fondet e parashikuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian, për shkak t&eu...
Një pikë karburanti është grabitur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Klosit, në Mat. Sipas të dh&...
Pas krimit, i riu është larguar nga banesa, ndërsa më vonë është paraqitur vetë në kazermën e karabinierë...
Këtë të martë në 10:45 është përcaktuar seanca gjyqësore në themel për kryebashkiakun e Tiranës Eri...
“ Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”. Këto janë fjalët e Daniele Sartinit, 29-vjeçari...
Presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka reaguar pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje në përfundim të ndeshjes Elbasani-Vllaznia, ku shihet incidenti i tij me arbitrin Ergys Spahiu.
Xhaferi i ka kërkuar ndjesë publike arbitrit dhe familjes së tij, dhe duke pranuar se reagimi i tij ishte i papranueshëm. Ai ka theksuar se çështja mes tyre është sqaruar dhe se nuk ka një konflikt personal me Spahiun.
Në reagimin e tij, Xhaferi ka kërkuar gjithashtu ndjesë ndaj familjeve shqiptare dhe kujtdo që ka parë pamjet, ndërsa ka sqaruar se kritikat e tij lidhen me mënyrën e funksionimit të futbollit shqiptar dhe jo me individë të veçantë.
“48 orë pas përfundimit të ndeshjes Elbasani–Vllaznia, në rrjetet sociale po qarkullon me shpejtësi një video e imja nga një përplasje verbale e ndodhur në përfundim të takimit.
Nuk dua të ndalem te shkaqet dhe rrethanat që më çuan në atë reagim, sepse asnjë rrethanë nuk e justifikon veprimin. Për këtë arsye e ndiej për detyrë të sqaroj opinionin publik.
Së pari, i kërkoj publikisht dhe thellësisht ndjesë arbitrit Ergys Spahiu dhe familjes së tij për veprimet e mia në atë moment tensioni dhe presioni të jashtëzakonshëm psikologjik. Ai personalisht nuk kishte asnjë faj në atë përplasje dhe reagimi im ndaj tij ishte i papranueshëm. Çështja është tashmë e sqaruar mes nesh në frymën e mirëkuptimit dhe respektit reciprok.
Gjithashtu, i kërkoj ndjesë çdo familjeje shqiptare dhe kujtdo që ka parë apo dëgjuar ato pamje. Një sjellje e tillë nuk përfaqëson as edukatën time, as vlerat që përfaqësoj.
Së dyti, dua të jem shumë i qartë: beteja ime nuk është dhe nuk do të jetë kundër individëve. Qëndrimi im është kundër një sistemi që, sipas bindjes sime, po dëmton rëndë besimin te futbolli shqiptar. I bëj thirrje Presidentit të FSHF-së, z. Armand Duka, që të ndërhyjë dhe që së bashku me klubet dhe të gjithë aktorët e futbollit të ndërtojmë një sistem më transparent, më të drejtë dhe më të kontrollueshëm, ku puna, mundi, investimi dhe djersa e askujt të mos mohohen.
Së treti, për një pjesë të mediave që prej ditësh kanë zgjedhur ta zhvendosin të gjithë debatin nga problemet reale të futbollit tek ideja se ‘e keqja është Alban Xhaferi’, kam vetëm një përgjigje: më gjykoni për veprimet e mia, më kritikoni kur gaboj — dhe për këtë rast e pranova publikisht gabimin tim — por mos e përdorni atë për të fshehur problemet që kërkojnë përgjigje.
Alban Xhaferi vjen nga një familje e nderuar dhe e respektuar shkodrane. Jetën dhe punën time i kam ndërtuar me ndershmëri, punë dhe me besim të palëkundur në Zot. Kam gabuar dhe do të gaboj si çdo njeri, por do të kem gjithmonë forcën të kërkoj falje kur gaboj dhe po aq forcë të ngre zërin kur besoj se po bëhet një padrejtësi.
Për Vllazninë, për Shkodrën dhe për një futboll shqiptar më të drejtë, do të vazhdoj të luftoj — por gjithmonë duke nxjerrë mësimet e duhura edhe nga gabimet e mia njerëzore”, shkruan ai.
Donyell Malen nuk ndalet më. Në ndeshjen e javës së dytë të Serie A Roma fitoi në transfertë ndaj Lecces me rezultatin e...
Një tjetër video që dokumenton incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia po qarkullon, duke sjell&eum...
Lionel Messi nuk do ta veshë më fanellën e Kombëtares së Argjentinës. Ylli i “Albiceleste”, tashmë 39 vjeç...
Karim Benzema nuk është më lojtar i Al-Hilal. Sulmuesi francez është larguar zyrtarisht nga klubi saudit pas vetëm gjashtë mu...
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, po bëhet gati për një tjetër aventurë në Itali. Kohët e arta duk...
Egnatia ka marrë tri pikët në javën e dytë të kampionatit, duke mposhtur Vorën me rezultatin 3-1 në transfertë. Rro...
Pas një reflektimi të gjatë, një prej figurave të rëndësishme të Kombëtares së Argjentinës ka vendosur ...
Fisnik Asllani vazhdon të jetë jashtë skuadrës së Hoffenheimit, rreth tri javë pasi dështoi transferimi i tij te RB Leipzig...
Chelsea ka nisur kontaktet për një lëvizje të mundshme për mesfushorin e Romës, Manu Kone, teksa klubi londinez po përgatit...
Autoritetet braziliane nisën një operacion të hënën kundër lojtarëve dhe agjentëve të futbollit për për...