Presidentja e Futbollit Norvegjez kërkon largimin e Infantinos: Nuk ka kthim pas për FIFA-n

Presidentja e Federatës Norvegjeze të Futbollit, Lisa Klaveness, ka kërkuar largimin e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke hapur një përplasje të fortë me drejtimin aktual të organizatës më të madhe të futbollit botëror.
Në një konferencë për shtyp, Klaveness kërkoi publikisht dorëheqjen e Infantinos, duke thënë se FIFA ka nevojë për ndryshime të thella dhe një drejtim të ri.
Sipas saj, situata aktuale kërkon masa të jashtëzakonshme dhe nuk mund të zgjidhet vetëm me deklarata apo hapa të pjesshëm. Ajo u shpreh se letra e dërguar pas një takimi në Rabat nuk ishte e mjaftueshme për të ndryshuar situatën.
Klaveness u pyet edhe për ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, i cili e kishte përmendur si një alternativë të mundshme për drejtimin e institucionit. Presidentja norvegjeze nuk i kurseu kritikat edhe ndaj tij.
Ajo kujtoi periudhën kur Blatter drejtonte FIFA-n dhe përmendi një episod nga koha kur ishte futbolliste, duke kritikuar disa qëndrime të tij ndaj futbollit të femrave.
Përplasja e re vjen në një periudhë kur drejtimi i FIFA-s vazhdon të përballet me kritika për mënyrën e qeverisjes dhe vendimmarrjeve të organizatës.
Klaveness, një prej zërave më kritikë ndaj strukturave drejtuese të futbollit botëror, kërkon ndryshime që sipas saj duhet të sjellin më shumë transparencë dhe përgjegjësi në institucion.
Lexo edhe
SPORT
Në qendër të akuzave të reja/ Pretendime për pagesa të dyshimta dhe favorizime ndaj Infantino-s

Chelsea vendos çmimin për Pedro Neton/ Man City interesohet për sulmuesin

Kayserispor zyrtarizon goditjen e dyfishtë shqiptare, afron Hasanin dhe Seferin

Simeone i mbyll derën Barcelonës për Julian Alvarez: Klubi mori një vendim

Ana e errët e Botërorit “FIFA2026”, kërcënime me jetë dhe alarme për bombë, zbulohet plani për të vrarë Leo Messin





