Presion ndaj Infantinos/ Drejtori i FIFA-s: Ky është projekt i një njeriu të vetëm

Një tjetër pengesëpër Gianni Infantinon. Kevin Lamour, drejtori ekzekutiv i FIFA-s dhe zyrtari i tretë i rangut të lartë, kritikoi ashpër presidentin e organizatës në një deklaratë dërguar Associated Press dhe L'Équipe.
"Ky është një projekt i një njeriu të vetëm", shkroi francezi, duke iu referuar qëllimit të Infantinos për t'ua shitur aksionet e Kupës së Botës investitorëve privatë.
“Jo vetëm që ky projekt nuk duhet të vazhdojë… por ka ardhur koha që udhëheqësit politikë të futbollit t’i bëjnë vetes pyetjet e duhura dhe të marrin vendimet e duhura”, shkroi Lamour. Ai shtoi se stafi i FIFA-s ishte “mashtruar” nga mungesa e transparencës së Infantinos dhe meritonte “më mirë sesa përbuzje dhe frikësim”.
“Dhe nëse kjo do të thotë që unë do të humbas punën time, le të jetë kështu”, tha zyrtari francez. “Do ta kuptoj dhe respektoj atë vendim. Të paktën do të fle mirë sonte.”
Disa orë më parë, një tjetër këshilltar i Infantinos, amerikani Carlos Cordeiro, e kishte mohuar presidentin dhe kishte paraqitur dorëheqjen. "Nuk mund të rri duarkryq ndërsa FIFA shqyrton shitjen e pjesëve të Kupës së Botës ", deklaroi ai në një njoftim për shtyp.
Infantino është nën më shumë presion se kurrë, pasi UEFA dhe CONCACAF kanë shprehur qartë mospajtimin e tyre me planin e tij.
Lexo edhe
SPORT
FIFA kërkon investitorë privatë për kompaninë 20 miliardë dollarëshe/ Trump: Nuk kam folur me Infantinon

Plani i Infantinos po shembet/ Ka 143 shtete kundër, krahu i tij i djathtë dorëhiqet në shenjë proteste

“Çmenduri” për sulmuesin e kombëtares, skuadra kryeqytetase gati të paguajë klauzolën prej 11 milionë euro

“Askush nuk po e nxjerr futbollin në shitje”, FIFA i kundërpërgjigjet UEFA-s: Miratimi, vetëm me shumicë votash

“Ëndërroja të luaja me Messin”/ Casemiro befason tifozët e Real Madridit pas transferimit te Inter Miami





