Pse nuk luajti Broja? Trajneri i Burnley zbulon arsyen: Ishte zgjedhja ime

Armando Broja nuk u grumbullua për ndeshjen e Burnley ndaj Norwich, duke ngritur pikëpyetje te tifozët për arsyen e mungesës së sulmuesit shqiptar.
Në një moment kur pritej që Broja të ishte pjesë e skuadrës, mungesa e tij u lidh fillimisht edhe me mundësinë e një dëmtimi.
Trajneri i Burnley, Hayen, ka sqaruar se Broja nuk ishte jashtë për shkak të ndonjë problemi fizik, por për një vendim teknik. Sipas tij, sulmuesi shqiptar kishte luajtur në dy ndeshje radhazi dhe këtë herë u zgjodh një tjetër mënyrë për të balancuar skuadrën.
“Broja? Ishte vendimi im. Luajti dy ndeshje radhazi. Ka një profil disi të ngjashëm me atë të Zianit [Flemming] dhe ne donim më shumë thellësi në skuadër përmes vrapimeve të Andreasit [Hountondji]”, u shpreh Hayen.
Trajneri i Burnley-t shtoi se plani nuk funksionoi siç pritej, pasi skuadra e gjeti veten në disavantazh të trefishtë.
“Fatkeqësisht, kur je në disavantazh 3-0, situata bëhet e vështirë”, u shpreh ai.
Në këtë mënyrë, mungesa e Brojës ndaj Norwich nuk lidhet me një dëmtim, por me zgjedhjen e trajnerit për formacionin dhe mënyrën e lojës. Sulmuesi shqiptar kishte luajtur në dy takimet e mëparshme radhazi.
Lexo edhe
SPORT
39 vjeç dhe ende i pandalshëm/ Messi shënon 3 gola e jep asist në fitoren 7-1

Medalje e argjendtë për Laura Fazliun në Lojërat Mesdhetare

“Ai është në Madrid” Jose Mourinho zgjedh fituesin e Topit të Artë

Një rrugë në Turqi do të emërtohet “Mohamed Salah”

Chelsea mund Brighton, 7 gola në Londër





