Pse po largohet Lionel Scaloni? Deklarata që ndryshon të ardhmen e Argjentinës

Një lajm shokues ka tronditur botën e futbollit argjentinas dhe më gjerë.
Trajneri kampion bote, Lionel Scaloni, ka lënë të kuptohet se epokës së tij të lavdishme në krye të stilit “Albiceleste” po i vjen fundi.
Në një deklaratë që ka kapur në befasi fansat dhe mediat, Scaloni u shpreh qartë: “Do të vazhdoj si trajner i Argjentinës deri në dhjetor… pastaj ndoshta do të ndaloj”.
Ky paralajmërim vjen si një rrufe në qiell të hapur, duke pasur parasysh sukseset e jashtëzakonshme që ai ka arritur me kombëtaren, përfshirë fitimin e Kupës së Botës dhe Kupës së Amerikës.
Deklarata e tij ngre pikëpyetje të mëdha mbi motivet e këtij vendimi, a bëhet fjalë për lodhje psikologjike, dëshirë për një sfidë të re në nivel klubesh, apo mosmarrëveshje të prapaskenave me federatën?
Deri në dhjetor, Scaloni do të jetë në krye të detyrës, por periudha e tranzicionit për Argjentinën ka filluar që tani. Federatës argjentinase do t’i duhet të nisë menjëherë punën për gjetjen e një pasuesi që mund të mbajë peshën e rëndë të trashëgimisë që po le Scaloni.
Lexo edhe
SPORT
Albion Rrahmani nis aventurën te Venezia me gol/ Shkëlqen në debutimin me klubin italian

VIDEO/ E shëmtuar pas finales së Botërorit, Paredes përplaset keq me lojtarët e Spanjës

Dueli Mbappe-Messi mbyllet me triumfin e francezit/ 10 gola për sulmuesin e Real Madridit në Kupën e Botës

Zyrtari i federatës amerikane kritikon Trumpin dhe Infantinon: Futbolli nuk duhet të përzihet me politikën

Infantino drejt rizgjedhjes në FIFA, por Platini mund t’i prishë planet





