PSG-ja kërkon një tjetër yll të Barcelonës/ Luis Enrique e dëshiron Kounden në Paris

Paris Saint-Germaini ka shfaqur interesim për Jules Kounden, duke synuar transferimin e mbrojtësit të Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar veror.
Mbrojtësi francez është një nga kërkesat e trajnerit Luis Enrique, i cili dëshiron ta përdorë 27-vjeçarin në qendër të mbrojtjes, pozita e tij natyrale para transferimit te Barcelona.
Sipas “RMC Sport”, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, po udhëheq interesimin për Kounden dhe synon ta bindë Barcelonën për një marrëveshje.
Klubi francez pritet të shfrytëzojë edhe bisedimet që tashmë janë të hapura për Ferran Torresin, me negociatat për dy lojtarët që mund të zhvillohen paralelisht.
Barcelona, nga ana tjetër, nuk e përjashton shitjen e Koundes nëse arrin një ofertë zyrtare, edhe pse drejtuesit katalanas nuk presin të përsëritet shifra prej 70 milionë eurosh që ishte ofruar për të në një afat të kaluar.
PSG-ja beson se mund ta bindë mbrojtësin përmes një projekti ambicioz, ku ai do të kishte një rol të rëndësishëm dhe minuta të garantuara në qendër të mbrojtjes.
Nëse marrëveshja realizohet, Kounde do të bëhej një tjetër lojtar i Barcelonës që transferohet te PSG-ja, pas rasteve të Ousmane Dembeles dhe Lionel Messit.
Drejtuesit e Barcelonës, Joan Laporta dhe Deco, janë të vetëdijshëm se shitja e Koundes mund të ndihmojë klubin edhe në menaxhimin e pagave, ndaj nuk e përjashtojnë largimin e tij së bashku me Ferran Torresin para mbylljes së afatit kalimtar.
Lexo edhe
SPORT
Mirlind Daku largohet nga Rubin Kazan, emocionet në lamtumirën e fundit: Kjo është e vështirë për mua

Bubista merr drejtimin e klubit maroken/ Pritet të largohet nga kombëtarja e Kepit të Gjelbër

Tifozët dhe yjet e futbollit i japin lamtumirën e fundit Franco Baresit: Mirupafshim, Kapiten!

Barça huazon portierin Ter Stegen te Ajax deri në qershor 2027

Ruben Amorim “ndez” derbin: Inter ka fituar më shumë, por Milani mbetet Milani, hapeni “Youtube” për ta konfirmuar





