Rafa Leao pengon shitjen: Ose te Galatasaray, ose qëndron te Milan...

Rafa Leao po kthehet në një shqetësim për Milan. “Djalli” vendosi më në fund ta nxjerr në shitje, por sulmuesi portugez po i bën bllok çdo oferte që ka ardhur deri në këtë pikë të merkatos.
Me Aston Villa-n ishte thuajse e mbyllur si marrëveshje, me dy klubet që kishin gjetur akordin total, por në fund ishte portugezi që vendosi veton, duke mos pranuar transferimin në Angli.
E njëjta situatë edhe me Al Hilal, me Leaon që nuk e mori mundimin të dëgjonte ofertën e sauditëve.
Leao vijon t’i qëndrojë idesë së tij, ose largohet në Turqi, te Gallatasari, ose do të respektojë kontratën me Milan, pra do të mbajë të veshur fanellën kuqezi edhe për dy vite të tjera.
Në pritje që Milan të pranojë ofertën e Gallatës, Leao vijon të stërvitet i diferencuar duke humbur në këtë mënyrë edhe sfidën e radhës në Serie A, atë kundër Venezia-s.
Lexo edhe
SPORT
Reali e konsideron të paprekshëm, Man.United bën ofertën zyrtare për titullarin e “Los Blancos”

Ronaldo "humb" durimin, hedh shiritin e kapitenit dhe largohet nga fusha mes...

Ende pa skuadër, Sylvinho pret oferta, dy ekipe braziliane kërkojnë ish teknikun kuqezi

Xavi zyrtarisht trajner i Holandës deri në 2030: Jemi këtu për të fituar

Juventusi zyrtarizon transferimin e portierit polak

Asllani një hap larg transferimit në Lindjen e Mesme, zbulohet shuma që do përfitojë Interi

Cilësi e lartë, rrezik i ulët: Numër rekord japonezësh në Premier League

Zyrtare/ Nkunku largohet nga Milani, rikthehet te Leipzig për 32 milionë euro





