Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
SPORT

Rafael Leao drejt largimit nga Milani, arrihet marrëveshja me Galatasarayn për 45 milionë euro

P
Piranjat28 August 2026, 18:15 · 1 min lexim
Rafael Leao drejt largimit nga Milani, arrihet marrëveshja me Galatasarayn

Rafael Leao duket se është shumë pranë mbylljes së aventurës së tij me Milanin. Sulmuesi portugez pritet të largohet nga kuqezinjtë pas shtatë sezonesh dhe të vazhdojë karrierën në Turqi, te Galatasaray.

Sipas raportimeve, Leao ka arritur marrëveshje me kampionët e Turqisë, ndërsa Galatasaray pritet të paguajë rreth 45 milionë euro për kartonin e tij.

Për 27-vjeçarin kishte interes edhe nga Premier League. Aston Villa ishte një prej klubeve që kërkonte shërbimet e tij, por Leao mësohet se e ka refuzuar këtë mundësi, duke zgjedhur transferimin në Stamboll.

Sulmuesi pritet të udhëtojë drejt Turqisë për t’iu nënshtruar testeve mjekësore. Nëse gjithçka shkon sipas planit, më pas do të vijë edhe firma mbi kontratën që do ta bëjë zyrtarisht futbollist të Galatasarayt.

Një transferim i tillë do t’i jepte fund një aventure të gjatë të Leaos në Milano. Portugezi iu bashkua kuqezinjve në vitin 2019 dhe gjatë viteve u shndërrua në një nga lojtarët kryesorë të skuadrës.

Tashmë pritet konkretizimi i marrëveshjes dhe zyrtarizimi i transferimit, me Galatasarayn që është pranë një goditjeje të rëndësishme në merkato.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.