Rashica refuzon Rizesporin, sulmuesi i Kosovës zgjedh të qëndrojë te Besiktasi

Milot Rashica nuk ka ndërmend të largohet nga Besiktasi. Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës ka refuzuar mundësinë për t'iu bashkuar Rizesporit, duke bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë aventurën me gjigantin e Stambollit.
Sipas të përditshmes turke Milliyet, drejtuesit e Besiktasit kanë tentuar ta bindin 30-vjeçarin të pranojë transferimin, por lojtari nuk ka shfaqur interes për këtë lëvizje. Vendimi përfundimtar i përket vetë Rashicës, i cili ka zgjedhur të qëndrojë.
Lexo edhe:Tjetër goditje për Infantinon! Anglia i heq mbështetjen, UEFA kërcënon FIFA-n me veprime ligjore
Kontrata e futbollistit kosovar me Besiktasin është e vlefshme deri në verën e vitit 2027, ndërsa ai vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e skuadrës.
Rashica iu bashkua Besiktasit në verën e vitit 2023, pas largimit nga Norwich City, dhe ka dhënë kontribut të rëndësishëm në sezonet e fundit.
Ai e konfirmoi formën e mirë edhe këtë javë, kur realizoi një gol në fitoren 2-0 ndaj Midtjyllandit, sukses që i siguroi skuadrës turke kualifikimin në fazën e radhës të kompeticionit evropian.
Refuzimi i Rizesporit tregon se Rashica synon të vazhdojë të luftojë për një vend titullari te Besiktasi dhe nuk e sheh largimin si një opsion në këtë moment.
Lexo edhe
SPORT
Francesco Pio Esposito: Interi luan për trofe, synoj të fitoj vendin edhe te Italia

Europa League/ Hidhet shorti për fazën e Play-Off, Egnatia mëson kundërshtarin e mundshëm

Kampionët europianë bëjnë gati ofertën për talentin e Barcelonës, katalanasit të bindur për të mos e shitur

Milani refuzon ofertën e parë nga turqit për Leaon, zbulohet shuma që kërkojnë kuqezinjtë për ta shitur portugezin

Lëvizje surprizë te Holanda, “Tulipanët” gati të rikthejnë për herë të katër trajnerin e njohur





