Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SPORT

Real Madrid, Jose Mourinho vendos rregulla të reja për futbollistët, ja për çfarë bëhet fjalë…

P
Piranjat 8 August 2026, 08:39 · 2 min lexim
Real Madrid, Jose Mourinho vendos rregulla të reja për

Jose Mourinho u kthye te Reali i Madridit me synimin që të kthejë Los Blancos te fitoret e trofeve. Në momentin që portugezi erdhi vëzhgoi, analizoi dhe vendosi të bëjë disa ndryshime pasi e kuptoi se në Valdebebas u bë e nevojshme që të vihen kontroll dhe norma të reja.

Dhe e gjithë kjo për të pasur më shumë kontroll dhe jo vetëm në stërvitje, por në gjithçka që lidhet me jetën e një futbollisti, gjithçka që mund ta prekë.

Mënyra e të ushqyerit rikuperimi nga dëmtimet dhe madje edhe përpikmëria në stërvitje janë disa prej aspekteve që janë pjesë e rregullave të trajnerit 63 vjeçar, rregulla që nuk duhen aplikuar me forcë, por me bindje dhe vendosmëri.

Gjithçka nis nga kuzhina dhe figura e nutricionistit nuk është thjesht si një këshillues, por ai do të përcaktojë menunë e futbollistëve.

Nëse më parë kishte më shumë liri gastronomike te Reali i Madridit, tani kjo nuk ekziston më dhe për momentin kjo gjë nuk ka shkaktuar pakënaqësi në ekip, përkundrazi është krejtësisht e kundërta

Në këtë aspekt nuk aplikohet masa me gjobë. Në fakt nëse lojtarët vijnë me vonesë do të detyrohen të stërviten veçmas në palestër, larg nga stërvitja në grup. Po kështu është e detyrueshme ardhja në Valdebebas, 1 orë përpara orarit të përcaktuar. Kush nuk e respekton këtë rregull, do të ndëshkohet pa asnjë përjashtim.

Dhe në fund çështja e dëmtimeve. Procesi i rikuperimit duhet bërë në Valdebebas. Edhe pse do të punohet me përgatitës personalë, ajo do të ndodhë në qendrën sportive të klubit në mëngjes dhe pasdite. Nuk do të ketë trajtime nga jashtë dhe gjithçka do të jetë në marrëveshje me klubin dhe ekipin e tij të përgatitësve. Rekuperimi nga dëmtimi nuk është diçka individuale dhe tani është akoma më kolektive dhe më e monitoruar se kurrë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.