Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
SPORT

Real Madridi huazon lojtarin për të cilin pagoi mbi 60 milionë euro për ta transferuar

P
Piranjat 7 August 2026, 19:31 · 2 min lexim
Real Madridi huazon lojtarin për të cilin pagoi mbi 60 milionë

Real Madridi huazon talentin Franco Mastantuono te Fiorentina, argjentinasi largohet për një sezon.

Real Madridi dhe Fiorentina kanë konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen për huazimin e sulmuesit anësor, Franco Mastantuono, te klubi italian për sezonin 2026/27.

Talenti argjentinas 18-vjeçar do të qëndrojë në Firence deri më 30 qershor 2027, përpara se të rikthehet te gjiganti spanjoll, ku ka kontratë afatgjatë.

Mastantuono iu bashkua Real Madridit nga River Plate në gusht të vitit 2025, duke nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare që skadon në vitin 2031.

Ai mbërriti në Spanjë si një prej talenteve më premtues të futbollit argjentinas, pasi kishte tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij te klubi nga Buenos Aires.

Sezonin e parë me fanellën e “Los Blancos”, Mastantuono pati një rol të rëndësishëm për moshën e tij. Ai zhvilloi 35 paraqitje në të gjitha garat dhe realizoi tre gola.

Në La Liga, argjentinasi luajti 23 ndeshje, prej të cilave 11 si titullar, duke u përshtatur gradualisht me ritmin e futbollit evropian dhe kërkesat e një klubi si Real Madridi.

Huazimi te Fiorentina shihet si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij, pasi do t’i japë mundësinë të fitojë më shumë minuta dhe përvojë në një kampionat të fortë si Serie A.

Klubi madrilen vazhdon ta konsiderojë Mastantuonon si një investim për të ardhmen dhe shpreson që aventura në Itali ta ndihmojë argjentinasin të rikthehet më i pjekur dhe më i gatshëm për të luftuar për një vend në formacionin e parë të Real Madridit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.