Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
SPORT

Real Madridi i tha “JO” 35 milionë eurove/ Galatasaray tentoi transferimin e bujshëm të...

P
Piranjat 2 September 2026, 15:25 · 2 min lexim
Real Madridi i tha “JO” 35 milionë eurove/ Galatasaray tentoi

Real Madridi ka refuzuar një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Galatasaray për Eduardo Camavingan, në një tentativë të bujshme të klubit turk në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Sipas mediumit turk Fotomac, Galatasaray kishte bërë një ofertë zyrtare prej 35 milionë eurosh për mesfushorin francez, duke synuar të realizonte një nga transferimet më të mëdha të merkatos.

Megjithatë, drejtuesit e Real Madridit nuk janë bindur nga propozimi i klubit turk dhe e kanë refuzuar atë, duke e konsideruar shumën e ofruar të pamjaftueshme për një lojtar të profilit të Camavingas.

“Los Blancos” raportohet se kishin pritur gjithashtu interes nga klubet e Premier League, por asnjë ofertë konkrete nuk mbërriti në orët e fundit të merkatos.

Një tjetër faktor i rëndësishëm ishte vetë dëshira e Camavingas. Mesfushori francez nuk ishte i prirur të largohej nga Santiago Bernabeu, pavarësisht se aktualisht nuk shihet si një nga zgjedhjet kryesore të trajnerit Jose Mourinho.

Kështu, Camavinga do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit këtë sezon, me synimin për të fituar më shumë minuta dhe për të bindur trajnerin se e meriton një rol më të rëndësishëm në formacion.

Galatasaray provoi një goditje të madhe në ditën e fundit të merkatos, por 35 milionë euro nuk mjaftuan për të bindur Real Madridin të heqë dorë nga mesfushori francez.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.