Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
"E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale A e keni kërcënuar Erion Veliajn? Rama i shmanget pyetjes: Zhurma të parëndësishme
SPORT

Real Madridi pret lëvizjen e Manchester Cityt për të bërë realitet transferimin e Rodrit

P
Piranjat 5 August 2026, 12:48 · 1 min lexim
Real Madridi pret lëvizjen e Manchester Cityt për të

Real Madridi vazhdon të interesohet për Rodrin, por transferimi i mesfushorit spanjoll mbetet i bllokuar për momentin për shkak të kushteve të Manchester Cityt.

Sipas raportimeve, klubi anglez dëshiron fillimisht të sigurojë zëvendësuesin e Rodrit, me Ayyoub Bouaddi të Lille që shihet si objektivi kryesor.

Vetëm pasi të finalizohet afrimi i 18-vjeçarit francez, Manchester City pritet të hapë rrugën për negociatat me Real Madridin.

Rodri, i cili ka kontratë me Cityn deri në vitin 2027, raportohet se dëshiron rikthimin në La Liga dhe një transferim në “Santiago Bernabeu”. Real Madridi e vlerëson kartonin e tij rreth 50 milionë euro, ndërsa City kërkon afërsisht 60 milionë.

Jose Mourinho e konsideron Rodrin një përforcim të rëndësishëm për mesfushën e Real Madridit, ndërsa paraqitjet e spanjollit me kombëtaren në Botërorin 2026 kanë bindur drejtuesit madrilenë për gjendjen e tij fizike dhe sportive.

Nëse Manchester City arrin marrëveshje për Bouaddin, Real Madridi pritet të formalizojë ofertën për Rodrin dhe të tentojë ta mbyllë transferimin para fillimit të sezonit të ri.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.