Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit Buxheti 2027, Prokuroria e Përgjithshme kërkon dy punonjës IT dhe zgjidhje për mungesën e ambienteve Përplasja Rama-Veliaj/ Lubonja: Si në kohën e Enver Hoxhës! Mund të bëhet edhe më i rrezikshëm Prej disa orësh marshojnë në rrugët e Tiranës, studentet protestë te Ministria e Arsimit Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, Benz-i godet kamionçinën nga pas, një pasagjer i plagosur Ishte në intubim te “Trauma”, ndërron jetë avokati Saimir Vishaj Studentët rrëzuan Vuçiçin pas 12 vitesh në pushtet/ Gazetarja i kujton editorialin me ish-presidentin serb,... Avokati i Vlora Hysenit paraqitet në GJKKO, ish-drejtuesja e SHISH refuzon të marrë pjesë në seancë
SPORT

RFEF merr vendim historik/ Federata spanjolle financon ngrirjen e vezëve për futbollistet

P
Piranjat 2 September 2026, 15:19 · 3 min lexim
RFEF merr vendim historik/ Federata spanjolle financon ngrirjen e vezëve

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) po finalizon një marrëveshje për financimin e ngrirjes së vezëve për futbollistet që dëshirojnë të shtyjnë mëmësinë për shkak të karrierës sportive. Masa, e paprecedentë në futbollin spanjoll, pritet të prezantohet zyrtarisht deri në fund të këtij muaji.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga ylli i Barcelonës dhe kapitenia e kombëtares spanjolle, Alexia Putellas, në një intervistë për “El País Semanal”. Sipas saj, iniciativa përfaqëson një hap të rëndësishëm për futbollistet, të cilat shpesh përballen me dilemën mes vazhdimit të karrierës dhe dëshirës për t’u bërë nëna.

“Për mua është një hap i madh përpara, sepse federata kupton se po i shërben vendit tënd duke shkuar kundër kohës tënde biologjike. Nuk mund të ndalosh dhe nuk mund të bëhesh nënë, sepse ke nevojë për trupin tënd për të punuar”, u shpreh Putellas.
Në kuadër të marrëveshjes, RFEF pritet të bashkëpunojë me një klinikë të specializuar për fertilitetin për të mbuluar kostot që lidhen me procesin e ngrirjes së vezëve për të gjitha futbollistet që dëshirojnë ta shtyjnë mëmësinë.

Federata thekson se qëllimi i kësaj mase nuk është t’i nxisë futbollistet të vonojnë vendimin për t’u bërë nëna, por t’u ofrojë atyre një alternativë dhe mbështetje nëse zgjedhin ta shtyjnë mëmësinë për arsye profesionale.

Nisma do t’i bashkohet planit për balancimin e jetës profesionale dhe asaj private, të prezantuar përpara Kupës së Botës 2023. Ky plan parashikon edhe mbështetje financiare për familjet, duke mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe duke mundësuar që futbollistet të kalojnë kohë cilësore me fëmijët e tyre gjatë grumbullimeve dhe kampeve stërvitore.

Me këtë hap, Federata Spanjolle e Futbollit synon të krijojë kushte më të favorshme për futbollistet profesioniste dhe të shmangë situatat ku ato detyrohen të zgjedhin mes karrierës në futboll dhe dëshirës për të krijuar familje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.