
Partizani do të zbresë sot në fushë për herë të parë, pas përfundimit të sezonit 2024-25. Përballë do të jetë Ballkani, ndërsa ndeshja do të luhet te stadiumi i Ohrit, prej orës 16:00.
Kjo sfidë u paraprin përballjeve në Europë, ku Partizani nis rrugëtimin nga turi i parë i Ligës së Konferencës.
SKËNDER GEGA- Fokusi i miqësores në Ohër nuk do të jetë rezultati për trajnerin e Partizanit. Gega ka për synim të shikojë gjendjen e 24 lojtarëve që janë të pranishëm aktualisht. Për këtë, të gjithë pritet të marrin minuta, të ndarë sipas pjesëve të lojës. Të kuqtë kanë disa lojtarë nga akademia, që janë në fokus po ashtu për të ardhmen. Sot do të jetë një miqësore ku trajneri Gega ka mundësinë të eksperimentojë me të gjithë pjesëtarët në skuadër. Në vazhdim pritet të kristalizohet formacioni.
TRI NDESHJE- Partizani do të qëndrojë në Ohër për dy javë. Dje mbylli ditën e tretë të stërvitjes, ndërsa është larguar nga Tirana që nga e hëna e kësaj jave. Janë programuar tri ndeshje miqësore. Pas ditës së sotme ku do të sfidohen nënkampionët e Kosovës, Ballkani, përballë do të jenë Rabotnicki i Maqedonisë së Veriut dhe Dinamo. Dy sfidat e fundit pritet të luhen më 24 dhe 28 qershor.
ORGES SHEHI– Kundër Partizanit të Skënder Gegës, sot do të jetë Ballkani i Orges Shehit. Ky i fundit mori drejtimin e suharekasve në dhjetorin e kaluar. Shehi ka pasur deri tani në Kosovë një ecuri thuajse të njëjtë me kohën e kaluar te Partizani. Fati i sjell sërish përballë, ndërsa më parë ndodhte kur drejtonte Tiranën.
NEVOJA PËR NDRYSHIM– Te Partizani shfaqet dukshëm nevoja për ndryshim. Nga janari, të kuqtë nuk prodhuan lojë për të dominuar rivalët e Superiores. Largimet me peshë gjatë sezonit dhe disa të tjerë së fundmi, bëjnë që të mungojë një ide për Partizanin e ri në fushë. Koha është i vetmi element kundër Partizanit të ri, pasi Europa qëndron tri javë larg. Të kuqtë e përfaqësojnë Shqipërinë si vend i tretë në Ligën e Konferencës. Për më tepër që në të dyja turet ku ka njohur shortin, mbajti koeficientin 6.5 si skuadër favorite. Skuka, Isgandarli dhe Martinez janë lojtarët e vetëm të zyrtarizuar deri tani. Prurje të reja apo rikthime në ekipin e parë nga akademia, si Oresti Rifa, po vëzhgohen me kujdes nga trajneri Gega
Artikuj te sugjeruar
SPORT
19 March22:28
Kthesë e papritur, mundësi e artë për Nedim Bajramin pas përjashtimit nga lista
Nedim Bajrami ka një mundësi të artë te Rejnxhërs. Te klubi skocez është dëmtuar Mohamed Diomande, që me shumë...
SPORT
19 March18:30
Lideri i kryesuesve në llogaritë e Silvinjos, Kombëtarja e projekton për grumbullimin para Polonisë
Elmando Gjini është pjesë e llogarive të trajnerit Silvinjos, para ndeshjes me Poloninë. Mbetet për t’u parë të sh...
SPORT
19 March16:02
Irani: Do ta bojkotojmë SHBA-në, por jo Kupën e Botës
Tensionet politike nuk duket se do ta ndalin Iranin nga pjesëmarrja në Kupën e Botës 2026. Presidenti i Federatës së Futbollit t...
SPORT
19 March15:51
Mario Mitaj gjen golin, por Sylvinho-n e shqetëson Gjimshiti
Në prag të sfidave të fazës “play-off”, trajneri Sylvinho dhe stafi i tij janë sy e veshë për të parë...
SPORT
19 March15:32
ZYRTARE/ Goli i Nejmarit nuk e shpëton nga shkarkimi Vojvodën, klubi brazilian gjen menjëherë trajnerin pasardhës
Trajneri i Santos, Pablo Vojvoda, është shkarkuar pas humbjes 2-1 në shtëpi ndaj Internacionalit mbrëmë në Serie A brazilia...
SPORT
19 March15:28
Numri i madh i golave të shënuar në Champions, Kapelo: Të gjithë po kërkojnë mbrojtës, por nuk ka mbetur asnjë i mirë
Nga studiot e Sky Sport , Fabio Kapelo analizoi rezultatet e raundit të 1/16-ave të Ligës së Kampioneve, ku ndeshjet e djeshme përfaq...
SPORT
19 March15:22
Cremonese shkarkon trajnerin Davide Nicola, rikthehet 'Maestro' Giampaolo…
Cremonese ka vendosur të ndryshojë trajner: pas 15 ndeshjeve radhazi pa fitore (e fundit daton në dhjetor), 11 humbje, përfshirë...
SPORT
19 March14:36
Vlerëson performancën e Barcelonës, Flik: Ashtu si u luajt, ishte një ndeshje e çmendur
Hansi Flik ofroi mendimet e tij për ndeshjen kundër Njukasëll, e luajtur në “Spotify Camp Nou”. Trajneri gjerman pranoi se ata...
SPORT
19 March13:38
900 gola në karrierë, Leo Messi nuk njeh limite, Inter Miami eleminohet nga Champions
Lionel Messi ka realizuar golin e tij të 900-të në karrierë, duke shënuar për Inter Miami kundër Nashville në ndeshjen...
SPORT
19 March13:34
Numri i madh i golave të shënuar në Champions, Kapelo: Të gjithë po kërkojnë mbrojtës, por nuk ka mbetur asnjë i mirë
Nga studiot e Sky Sport , Fabio Kapelo analizoi rezultatet e raundit të 1/16-ave të Ligës së Kampioneve, ku ndeshjet e djeshme përfaq...