Risi në Premier League/ Komunikimet mes futbollistëve dhe arbitrave do të bëhen të dëgjueshme për publikun

Premier League ka një risi këtë sezon përsa i përket arbitrimit. Në kampionatin anglez do të lejohet të dëgjohen komunikimet mes futbollistëve dhe arbitrave gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjeve.
Përdorimi i audios nga transmetuesit që kanë të drejtat televizive të Premier League në Angli është pjesë e zgjerimit të sistemit RefCam që tashmë është bërë një pjesë e përhershme në futbollin anglez. Kamerat e Arbitrave që vendosen në kokën e gjyqtarëve, janë përdorur nga transmetuesit për të ofruar përsëritje të afërta dhe të menjëhershme të episodeve gjatë ndeshjeve, nga një këndvështrim tjetër për të përmirësuar eksperiencën e tifozëve, por në bazë të marrëveshjes me klubet, audio e imazheve të regjistruara nga kamerat nuk transmetoheshin deri disa ditë më vonë
Por rregullorja që do të hyjë në fuqi këtë sezon do të lejojë një përdorim të kufizuar të audios së kamerës së arbitrave gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të ndeshjeve, me 1 apo 2 episode për t’u transmetuar për çdo ndeshje të Premier League
Audio nuk do të lejohet të dëgjohet apo nuk do të përfshijë episode që i referohen sistemit VAR pasi kjo nuk është e lejueshme sipas rregullave të lojës të përcaktuara nga IFAB. Eksperimenti me audion fillimit do të provohet njëherë përpara se të aplikohet në fushë dhe nuk do të përdoret në fundjavën e parë të Premier League së sezonit 2026/27.
Lexo edhe
SPORT
Kupa e Shqipërisë nis rrugëtimin e saj, mësohet kur do luhen dy ndeshjet e para të turneut

PSG bie në Francë! Lens fiton Superkupën dhe Skela feston trofeun e parë

Dortmundi e rikthen te kampionët, lojtari shihet si opsion edhe për Shqipërinë

Infantino nuk i fal kritikat kundër tij, shkarkon nga puna zyrtarin e lartë të FIFA-s

“Asnjë rivalitet me të”, shoku i ri i skuadrës për Dakun: Një nga më të mirët në kampionat

Egnatia prezanton mesfushorin, përforcohet në merkato

Manchester City përgatit ofensivë të madhe në merkato, Maresca synon tre yje të Chelseat

E zgjodhi vetë Kardinale, Milani bën gati 45 milionë euro për një të panjohur





