Rodri drejt rikthimit në La Liga, Real Madrid në avantazh ndaj Barcelonës për ish “Topin e Artë”

Rodri pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë të merkatos së kësaj vere. Mesfushori spanjoll i Manchester Cityt mund të rikthehet në La Liga, me Real Madridin që aktualisht konsiderohet favoriti për të siguruar firmën e tij. Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e klubit madrilen kanë hedhur hapa konkretë në negociata dhe kanë arritur një marrëveshje paraprake me futbollistin, ndërsa tashmë mbetet për t’u gjetur gjuha e përbashkët me Manchester Cityn për formulën dhe vlerën e transferimit.
Kontrata e Rodrit me kampionët e Anglisë skadon në verën e vitit 2027 dhe fakti që lojtari ende nuk ka pranuar rinovimin ka shtuar edhe më shumë spekulimet për të ardhmen e tij. City nuk dëshiron të humbasë një nga shtyllat e skuadrës, por përballë një oferte të rëndësishme financiare mund të pranojë largimin e tij.
Ndërkohë, në garë është futur edhe Barcelona. Klubi katalanas po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe ëndërron një goditje të madhe në merkato, edhe pse është i vetëdijshëm se në këtë moment Real Madridi mbetet në avantazh. Me interesimin e dy rivalëve të përjetshëm të futbollit spanjoll dhe qëndrimin e Manchester Cityt për ta mbajtur në skuadër, saga e Rodrit pritet të jetë një nga temat më të nxehta të merkatos verore.
Lexo edhe
SPORT
Conference League/ Drita kualifikohet në raundin e 3-të, kampionët e Kosovës mundin Florianën, tashmë synimi mbetet “Play-Off”

James Rodríguez i shpëton një situate të rrezikshme, avioni me të pëson defekt para ngritjes

Mrekullia e futbollit europian/ Klubi nga fshati me vetëm 1,500 banorë siguron historikisht fazën e ligës

Botërori 2026 rrit vlerën e markave globale, Aramco dhe Verizon kryesojnë fitimet nga sponsorët

Claudio Ranieri rikthehet nga pensioni/ Merr detyrën e re te Kombëtarja e Italisë në moshën 75-vjeçare

Interi pranë goditjes së madhe, marrëveshje verbale me John Stones për mbrojtjen zikaltër

Vijon “telenovela” Icardi-Wanda, futbollisti mund ish-partneren në gjykatë: Nuk është i detyruar të paguajë më miliona

Lamine Yamal do të bëhet baba? Postimi i çuditshëm i të dashurës së yllit spanjoll shkakton debat në rrjetet sociale





