Rodri “tradhton” Real Madrid, i thotë “Po” Barçës, Laporta paraqet ofertën e parë zyrtare

Real Madrid bëri zyrtare blerjen e tyre më të shtrenjtë në histori, Yan Diomande, por presidenti Perez humbet “El Clasicon” e parë në këtë merkato vere. Sipas mediave në Spanjë, Rodri i ka thënë “Po” Barcelonës, duke “dribluar” në këtë mënyrë Real Madrid, një skuadër që prej kohësh e kishte vendosur Rodin në majën e listës së dëshirave. Lojtari më i mirë i Botërorit “FIFA2026” ka dhënë dritën jeshile që Barça të negociojë me Man.City për gjetjen e një akordi.
Përcaktues në këtë ndryshim kursi ka rezultuar Deco, me Drejtorin Sportiv të Barcelonës që ka bindur lojtarin për të veshur fanellën blaugrana. Jo vetëm Deco, Rodi është joshur edhe nga ideja për t’u bashkuar me shokën e tij në ekipin përfaqësues me të cilët në 4 vitet e fundit fitoi Evropianin dhe Botërorin.
Pasi morën aprovimin nga Rodi, Barcelona ka paraqitur ofertën e parë zyrtare në derën e Man.City. Mediat spanjolle kanë zbuluar se Laporta është gati të investojë 55 milionë euro kesh për të mbyllur sa më shpejt transferimin e Rodit, por “qytetarët” e vlerësojnë kartonin e mesfushorit spanjoll me 65 milionë euro.
Diferenca mes kërkesës dhe ofertës nuk është shumë e madhe çka mund të sjell një transferim të bujshëm të Rodrit në Barcelonë duke ndezur në këtë mënyrë “El Clasicon” me Real Madrid.
Lexo edhe
SPORT
Pio Esposito, shansi i madh te Interi: Lideri i sulmit në pritje të rikthimit të Lautaros dhe Thuram

Lukaku kthehet në Itali vetëm për t’i thënë lamtumirë Napolit, largimi i tij është i sigurt

Ernest Muçi bën gjestin e veçantë për “Mbretin e Egjiptit” i jep fanelën me numrin 10!

Teuta në riformatim, pas Kotobellit largohet edhe Qëndrim Ismajli

Pajaziti lë gjurmë me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë raundit të playoffit

Italia e Roberto Mancinit merr formë, zyrtarizohet stafi teknik, bën pjesë edhe Bonucci

Futbollisti shqiptar realizon perlën në Ligën e Konferencës

Konfirmohet nga mediat spanjolle: Vinicius Jr vazhdon me Real Madridin, rinovon për gjashtë vite





