Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
SPORT

Roko Vata në radarët e Serisë A, Roma dhe Bolonja pas 21-vjeçarit

P
Piranjat28 August 2026, 17:31 · 2 min lexim
Roko Vata në radarët e Serisë A, Roma dhe Bolonja pas

Roko Vata po rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes dhe këtë herë në skenën e Serisë A. Talenti shqiptar ka përfunduar në radarët e dy klubeve të njohura italiane, Romës dhe Bolojnës.

Ka qenë gazetari i njohur Ben Jacobs ai që ka zbuluar interesimin e dy skuadrave italiane për 21-vjeçarin, i cili aktualisht është nën kontratë me Uotford.

Klubi anglez e bleu kartonin e Vatës nga Sëlltiku dy vite më parë, por aventura e tij në Angli nuk ka shkuar sipas pritshmërive. Dëmtimet e rënda e penalizuan sulmuesin që prej nëntorit të vitit të kaluar, duke e mbajtur për një periudhë të gjatë larg fushave.

Tashmë që problemet fizike janë lënë pas, mundësia e një largimi nga Anglia është gjithnjë e më konkrete. Dhe destinacioni mund të jetë Italia.

Roma dhe Bolonja janë dy klubet që po monitorojnë situatën e tij, ndërsa më herët interes për shërbimet e Vatës kishte shfaqur edhe Atalanta.

Por lista e skuadrave italiane që kanë vënë sytë te talenti shqiptar është edhe më e gjatë. Torino, Frozinone dhe Sampdoria kanë shfaqur më parë interes, ndërsa pak muaj më parë emri i tij u lidh edhe me Interin.

Vata është djali i ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, dhe duket se paraqitjet e tij kanë bërë që klubet italiane ta mbajnë nën vëzhgim.

Në aspektin e kombëtares, Roko vendosi të përfaqësojë Irlandën në mars të vitit 2025. Megjithatë, për shkak se ka lindur në Skoci dhe deri tani ka luajtur vetëm me Irlandën, ende ekziston mundësia që në të ardhmen të ndryshojë përfaqësuese.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse Vata do të vazhdojë aventurën në Angli apo do të bëjë hapin e madh drejt Serisë A. Roma dhe Bolonja e kanë në radar dhe gara për talentin shqiptar sapo ka nisur.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.