Ronaldo lë pas rivalitetin, ngushëllon Messin për ndarjen nga jeta të babait

Cristiano Ronaldo ka zgjedhur të jetë pranë Lionel Messit në një prej momenteve më të vështira për yllin argjentinas.
Pak kohë pasi bëri publike martesën me Georgina Rodríguez, Ronaldo reagoi ndaj postimit të parë të Messit pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi. Portugezi i përcolli rivalit të tij të përhershëm në futboll një mesazh ngushëllimi dhe mbështetjeje.
“Një përqafim i madh për ty dhe familjarët e tu në këto kohë të vështira, Leo. Shumë forcë”, shkroi Ronaldo.
Gjesti i tij mori vëmendje të veçantë, duke pasur parasysh rivalitetin që për vite me radhë ka shoqëruar dy prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë. Përtej dueleve në fushë, Messi dhe Ronaldo kanë ruajtur ndër vite një raport respekti të ndërsjellë.
Vetë Messi zgjodhi të flasë publikisht për humbjen e babait përmes një dedikimi emocional në rrjetet sociale. Në fjalët e tij, argjentinasi rikujtoi figurën e Jorge Messit dhe ndikimin që ai pati në rrugëtimin e tij, duke qenë pranë tij që nga hapat e parë në futboll deri në majën e karrierës.
Në një moment zie për Messin, mesazhi i Ronaldos riktheu edhe një herë në vëmendje anën njerëzore të marrëdhënies mes dy rivalëve historikë.
Lexo edhe
SPORT
Tronditëse/ U shpall i vdekur pas kolapsit në fushë, futbollisti lëviz në morg dhe dërgohet menjëherë në spital

“Një përqafim i madh, Leo. Bëhu i fortë”/ Cristiano Ronaldo prek me mesazhin për Messin pas vdekjes së babait të tij

“Nuk e di si do vazhdoj pa ty babi”/ Mesazhi prekës i Messit për të atin, argjentinasi lë të kuptohet tërheqja nga futbolli

PSG dhe Aston Villa, sfidë spektakolare sot në Superkupën e Europës

Gjendet më shumë se 80 kg marijuanë në autobusin e ekipit të Sao Paulo FC

Ronaldo i jep fund beqarisë, ylli portugez martohet me Georginën

Man City i etur për yllin e Chelseas, ditët e ardhshme vendimtare

Revolta kundër Infantinos/ Tre konfederatat e fuqishme të futbollit bëjnë gati planin e ri, synohet ndryshimi i drejtimit të FIFA-s





