Ronaldo "përgënjeshtron" të motrën: Ende nuk kam marrë vendim për të ardhmen time

Cristiano Ronaldo ka lënë të hapur të ardhmen e tij me kombëtaren portugeze, duke deklaruar se nuk do të marrë asnjë vendim deri në përfundim të Kupës së Botës.
41-vjeçari ishte protagonist në fitoren 2-1 të Portugalisë ndaj Kroacisë në Toronto, duke realizuar nga pika e bardhë dhe duke ndihmuar ekipin të sigurojë kualifikimin në fazën e 1/8-ave.
Pas ndeshjes, Ronaldo u pyet për raportimet e mediave portugeze, sipas të cilave ky mund të jetë turneu i tij i fundit me fanellën e Portugalisë.
"E ardhmja nuk është e rëndësishme tani. Do të flas për këtë më vonë. Pas përfundimit të turneut, qoftë me fitore apo humbje, do të bisedoj me familjen dhe më pas do të marr një vendim. Nuk marr më vendime të nxituara, tani çdo gjë e analizoj me qetësi. Për momentin dua vetëm të shijoj këtë ditë," tha Ronaldo për Sport TV.
Kapiteni portugez mbetet golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit të kombëtareve, me 146 gola në 232 ndeshje që nga debutimi i tij në vitin 2003.
Ky është Botërori i gjashtë në karrierën e Ronaldos, ndërsa synimi i tij mbetet fitimi i trofeut të vetëm madhor që ende mungon në palmaresin e tij.
Sulmuesi i Al Nassr u zëvendësua në minutën e 81-të, ndërsa Portugalia siguroi fitoren falë golit të Gonçalo Ramos në minutat shtesë. Kroacia shënoi në fund të takimit, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
"Futbolli është i tillë. Për të fituar një kompeticion të këtij niveli duhet të mësosh të vuash. Ishte një ndeshje shumë emocionuese për tifozët. E kontrolluam mirë pjesën e parë, ndërsa e dyta ishte më kaotike. Patëm vështirësi, por kjo është natyra e garës – duhet të vazhdosh përpara," u shpreh Ronaldo.
Lexo edhe
SPORT
"Shijojeni sa mundeni", motra e Ronaldos paralajmëron fundin e legjendës me Portugalinë

12 deri në 15 milionë euro, Interi nxjerr në shitje Kristjan Asllanin

“Ne jemi Spanja, besojmë në vetvete”, Yamal: Do ishte nder të luaja ndaj Ronaldos

Zyrtari amerikan feston eliminimin e Iranit nga Botërori: U gëzova që u larguan nga SHBA-të!

Kupa e Botës/ Xhaka, mesfushori në “Top 3” për topa drejt sulmit






