SPORT

Rrëfimi i De Biasit: Ua fsheha shqiptarëve, por në 2016 isha thuajse trajner i Italisë

Piranjat Përditësimi i fundit 25 March 2026, 09:42

Rrëfimi i De Biasit: Ua fsheha shqiptarëve, por në 2016 isha

Gianni De Biasi, trajneri që shkroi historinë me Shqipërinë, ka ndarë mendimet e tij mbi futbollin modern, presionin e ndeshjeve vendimtare dhe situatën aktuale të Italisë në prag të “play-off”-eve për Botërorin. Në një rrëfim të gjatë për “Fanpage.it”, tekniku italian u ndal te rëndësia e balancës mes taktikës dhe aspektit psikologjik në ndeshje të tilla delikate. Sipas tij, diferencën e bëjnë lojtarët dhe mënyra si ata menaxhojnë presionin.

“Janë njerëzit ata që bëjnë ndryshimin, si në aspektin e personalitetit, ashtu edhe të cilësisë. Një qasje e mirë ndaj ndeshjes dhe besimi në një të ardhme të ndritur e ndihmon ekipin të arrijë objektivin”, theksoi De Biasi.

Duke komentuar emërimin e Gennaro Gattuso në krye të Italia, ai u shpreh se është një zgjedhje e guximshme, por me potencial.

“Gattuso është një trajner me karakter të fortë, që ka kaluar eksperienca të ndryshme. Është një sfidë e vështirë për të dhe stafin e tij, por pikërisht në momente të tilla duhet të japësh maksimumin”, u shpreh ai.

De Biasi zbuloi gjithashtu se në vitin 2016 ishte shumë pranë stolit të Italisë, përpara se federata të zgjidhte Giampiero Ventura si pasues të Antonio Conte.

“Kam pasur disa kontakte telefonike dhe personale me Federatën Italiane, që donte të gjente një zëvendësues për Antonio Conte, i cili kishte njoftuar se pas Europianit në Francë do të shkonte te Chelsea. Ndryshe nga kjo, unë nuk doja zhurmë rreth kësaj situate, sepse nëse do të shkoja në Europian si ‘në largim’, do të humbisja shumë para lojtarëve të mi te Shqipëria. Pikërisht për këtë arsye kujdesesha çdo herë që gjithçka të mbetej në privatësinë më absolute. Pastaj papritur zgjodhën Venturën, që ishte liruar nga Torino. Megjithatë ky episod më la shumë keq dhe i ndërpreva kontaktet”, tha italiani..

Në analizën e tij për futbollin italian, De Biasi pranoi se Italia nuk është më “universiteti i futbollit” si dikur, duke theksuar se modele të tjera, si ai spanjoll, po dominojnë në zhvillimin e trajnerëve dhe lojës moderne.

Ndërkohë, ai dha edhe këshilla për trajnerët e rinj, duke vënë theksin te marrëdhënia me lojtarët dhe rëndësia e detajeve.

“Janë gjërat e vogla që bëjnë diferencën. Duhet të ndjekësh vazhdimisht lojtarët dhe të krijosh një marrëdhënie besimi me ta. Nuk mjafton një fjalë motivuese para ndeshjes, por një proces i përditshëm”, nënvizoi De Biasi.

I pyetur për rastin e Alessandro Bastoni, ai u shpreh se një trajner duhet të mbështesë lojtarët e tij edhe në momente të vështira, duke i ndihmuar të rriten nga gabimet.

Në fund, ish-trajneri i Shqipërisë ndau edhe një reflektim personal mbi karrierën, duke theksuar se ka zgjedhur gjithmonë rrugën më të vështirë, pa mbështetjen e agjentëve apo rrjeteve të fuqishme.

“Nuk kam dashur rrugë të lehta. Kam preferuar të ngjis malin me forcat e mia dhe jo të arrij majën me helikopter”, u shpreh ai.

Pavarësisht ofertave të fundit jo bindëse, De Biasi la të hapur mundësinë për një rikthim në pankinë, duke theksuar se ende ka shumë për të dhënë në futboll.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?