Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SPORT

“Rrufe në qiell të hapur” në mes të merkatos, Jasir Asani merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij

P
Piranjat15 July 2026, 20:00 · 2 min lexim
“Rrufe në qiell të hapur” në mes të merkatos,

Jasir Asani i ka dhënë fund aventurës së tij me Esteghlal. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka vendosur të ndërpresë kontratën me klubin iranian dhe tashmë është një futbollist i lirë në treg.

Vendimi i Asanit ka ardhur pas problemeve të vazhdueshme financiare, pasi Esteghlal nuk ka shlyer detyrimet e sezonit të kaluar ndaj lojtarit shqiptar. 31-vjeçari ka njoftuar klubin për largimin përmes një letre zyrtare, duke mbyllur kështu një kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij.

Tashmë vëmendja e Asanit është përqendruar tek e ardhmja. Sulmuesi me origjinë nga Shkupi duhet të gjejë një skuadër të re dhe nuk mungojnë alternativat. Më herët, ai ka bërë të ditur se ka pasur interesim nga klube të La Ligës, elitës së futbollit spanjoll.

Sezoni i fundit nuk ishte aspak i lehtë për Asanin. Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme ndikoi në vazhdimësinë e tij, ndërsa mungesa e minutave i kushtoi edhe vendin në Kombëtaren shqiptare. Paraqitja e fundit me fanellën kuqezi erdhi në fundin e muajit shkurt.

Megjithatë, aventura e tij me Esteghlal mbetet pozitive sa i përket statistikave. Në 29 ndeshje të luajtura, Jasir Asani realizoi 13 gola dhe dhuroi 4 asistime, duke u kthyer në një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës iraniane.

Tashmë mbetet për t’u parë se ku do të jetë ndalesa e radhës për sulmuesin shqiptar, i cili kërkon një sfidë të re në karrierën e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.