WhatsApp prezanton funksionin e ri të identifikimit të përdoruesve
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numr...
WhatsApp do të lançojë një funksion që do t’u lejojë përdoruesve të përdorin aplikacionin pa zbuluar numr...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se raporti i miratuar nga Partia Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë e pë...
Kryeministri Edi Rama, gjatë pjesëmarrjes në Forumin Europian të Inovacionit dhe Sipërmarrjes në Düsseldorf, deklaroi se pr...
Amerikanët do ta ndajnë ndeshjen në katër pjesë nga 25 minuta, vetëm që të fusin reklama, kishte deklaruar legjenda e ...
Ekonomia shqiptare pritet të ngadalësohet në vitin 2026. Instituti i Vjenës ka ulur parashikimin për rritjen e Shqipërisë n...
Irani tha se nuk do të takohet me të dërguarit e lartë të SHBA-së që fluturuan në rajon pas shpërthimit të a...
Sistemi i pikës doganore greke në Krystallopigi, në kufi me Kapshticën, ka pësuar një defekt ditën e sotme, duke shkaktuar ...
Analisti Ilir Demalia ka kallëzuar në polici se është dhunuar nga dy persona pranë banesës së tij në Tiranë. Rap...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shqyrtuar mundësinë e braktisjes së negociatave me Iranin dhe kthimit në sulme n&eum...
Gjykata Themelore në Prishtinë dhënë vendimin me dëbim dhe ndalimin e hyrjes në Kosovë për tre vjet, si dhe gjoba p&eu...

Erling Haaland qëndronte në fushë në Dallas, me një buzëqeshje të çuditshme në fytyrë dhe një helmetë vikingu mbi kokë. Ai po e shijonte momentin, shkruan BBC.
Norvegjia sapo kishte mposhtur Bregun e Fildishtë 2-1, duke siguruar fitoren e parë në historinë e saj, në një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës.
Festimet u kthyen në një ritual të njohur, me lojtarët dhe tifozët që u bashkuan në “Viking Row” – një festë tashmë ikonike, e udhëhequr nga Martin Ødegaard me daulle.
Dhe, sigurisht, Haaland kishte shënuar golin e fitores. Nuk ishte goli i tij më i bukur me kombëtaren – një goditje jo shumë e pastër me instinkt pas pasimit të Patrick Berg, që portieri Yaya Fofana pothuajse e ndali në vijën fatale – por ishte më i rëndësishmi.
Norvegjia u bë ekipi i parë evropian, që kalon në 1/8 e finales, duke arritur aty ku Gjermania dhe Holanda kishin dështuar.
Ky është gjithashtu rezultati i tyre më i mirë në një Botëror, i arritur për herë të fundit 28 vite më parë, në Botërorin e vitit 1998.
Në raundin tjetër i pret Brazili, në një përballje të madhe.
Për Haalandin, ky gol i shtohet rekordit të tij të jashtëzakonshëm me kombëtaren: 60 gola në 53 ndeshje – mesatarisht një gol çdo 72 minuta.
Deri tani, shumica e këtyre golave kishin ardhur kundër kundërshtarëve më të dobët, pasi Norvegjia nuk kishte arritur më parë, të kualifikohej në turne të mëdha gjatë karrierës së tij.
Por në Kupën e Botës 2026, Haaland ka shkëlqyer në skenën më të madhe – pesë gola në tre ndeshje.
Vetëm Lionel Messi dhe Kylian Mbappé kanë më shumë gola në turneun në Amerikën e Veriut.
Dhe nga mënyra si po shijon atmosferën në Dallas dhe rrjetet sociale, duket se ai po ndihet shumë mirë në këtë skenë.
“Norvegjia është një ekip shumë i mirë, dhe kjo është kryesisht për shkak të atij”, tha ish-kapiteni i Anglisë.
“Falë golave të tij, ai ka treguar se i përket këtij niveli të Kupës së Botës”, tha ai.
“Ai është thjesht shkatërrues. Nuk ishte shumë i përfshirë në lojë, por gjeti golin vendimtar.”
Haaland ka shënuar në 13 ndeshjet e fundit zyrtare me Norvegjinë, duke realizuar 25 gola në këtë seri.
Po, disa prej tyre kanë ardhur kundër ekipeve më të dobëta si Moldavia, Izraeli dhe Estonia.
Por ai gjithashtu shënoi dy gola në fitoren 4-1 ndaj Italisë, që siguroi kualifikimin e Norvegjisë në një turne të madh, për herë të parë që nga Euro 2000.
Më pas në Botëror, ai shënoi dy gola kundër Irakut dhe dy të tjerë për të kaluar Senegalin.
Ai nuk luajti kundër Francës – duke i mohuar botës një përballje me Mbappé – por u rikthye në formacion në 1/16 e finales, ku shënoi golin vendimtar ndaj Bregut të Fildishtë.
Nuk ishte lojtari më i spikatur në fushë në Dallas. Antonio Nusa dhe Amad Diallo shënuan gola më të bukur. Deri në minutën e 86-të, Haaland ishte më shumë “në hije”.
Ai bëri vetëm 10 pasime gjatë ndeshjes (8 të sakta) dhe preku topin vetëm 27 herë, shumicën në gjysmëfushën e tij.
Por golat e tij nuk vijnë nga loja e bukur, por nga instinkti, lëvizja dhe ndjesia për momentin e duhur – vetëm 6 nga golat e tij me Norvegjinë kanë qenë penallti.
Edhe kundër Bregut të Fildishtë, ai shënoi në momentin vendimtar.
“Të shënosh 5 gola në tre ndeshje të Kupës së Botës, për një vend të vogël si Norvegjia, unë nuk do ta ndërroja me askënd”, tha trajneri Ståle Solbakken.
“Ai është golashënuesi më i mirë në botën e futbollit sot”, shtoi ai.
Cili është kufiri i mundshëm i golave të Haaland?
Asnjë sulmues aktual nuk i afrohet ritmit të Haaland, gjë që ngre pyetjen: sa gola mund të shënojë ai për Norvegjinë?
Për krahasim, golashënuesi më i mirë në histori të futbollit ndërkombëtar është Cristiano Ronaldo, me 145 gola në 231 ndeshje – mesatarisht një gol çdo 1.59 ndeshje.
Haaland ka 60 gola në 53 ndeshje – një gol çdo 0,88 ndeshje.
Në këtë ritëm, ai mund të arrijë totalin aktual të Ronaldos, në ndeshjen e tij të 128-të me Norvegjinë.
Nëse Norvegjia luan rreth 10 ndeshje në vit (kualifikime, miqësore dhe turne), Haaland mund të arrijë rekordin e Ronaldos brenda pak më shumë se 7 vjetësh, kur të jetë 32 vjeç – pra shumë më i ri se portugezi sot.
Nëse Norvegjia kualifikohet në çdo turne madhor deri në vitin 2040 dhe Haaland luan çdo ndeshje, atëherë edhe nëse eliminohen gjithmonë në fazën e grupeve, ai mund të arrijë deri në 260 gola ndërkombëtarë kur të jetë 41 vjeç – sa mosha që ka Ronaldo tani.
Sigurisht, kjo është thjesht një analizë hipotetike dhe argëtuese. Nuk mund të parashikohet sa gjatë do të qëndrojë në nivelet më të larta, dëmtimet apo nëse Norvegjia do të kualifikohet vazhdimisht.
Por për momentin, Haaland është “vikingu” kryesor i Norvegjisë.
Presidenti i Kepit të Gjelbër, José Maria Neves deklaroi sot se vendi i tij mund të mposhtë kampionët në fuqi të bot...
Eliminimi i shpejtë në “Botërorin 2026” ka bërë që kombëtarja e Holandës të përfshihet në n...
Gjermania nuk kishte humbur kurrë më parë nga penalltitë në një Kupë Bote, dhe kjo është një hije e ek...
Ndërsa orët kalojnë, dolën imazhe që e ndezën më tej debatin midis tifozëve gjermanë të futbollit. Gjat&eum...
Meksika është kualifikuar në raundin e 16-të të Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Ekuadorit. Golat ...
Diogo Jota është i pranishëm kudo në ekipin portugez. Ai shfaqet në pulpën e këmbës së Ruben Neves, i tatuazhuar ...
Barcelona vazhdon të insistojë për transferimin e sulmuesit argjentinas Julian Alvarez, pavarësisht qëndrimit të fortë t&eu...
Kylian Mbappé ishte edhe një herë protagonist absolut për Francën. Sulmuesi francez realizoi dy gola në fitoren 3-0 ndaj Suedi...
Norvegjia siguron një vend mes16 skuadrave më të mira të “Botërorit 2026”. Skandinavët kaluan 2-1 Bregun e Fildisht&...
Ata e përfunduan ndeshjen në 31 minuta dhe nuk u kthyen kurrë pas. Të udhëhequr nga Quinonez dhe Jimenez, të cilët realizua...