Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit
SPORT

Sa faqe historie janë shkruar në këtë Botëror, por askush nuk flet për Thibaut Courtois

P
Piranjat 5 July 2026, 22:31 · 2 min lexim
Sa faqe historie janë shkruar në këtë Botëror, por

Belgjika ka avancuar në Botërorin 2026 pa bërë shumë zhurmë, por edhe pa shkëlqyer shumë. Kualifikimi dramatik për në 1/8 e finaleve pasi mundi Senegalin në shtesë tani do të përballet me një nga vendet organizatore, SHBA që po shfaq një rendiment të jashtëzakonshëm.

Një prej shtyllave të skuadrës belge, është Thibaut Courtois. Portieri i Realit të Madridit është shfaqur në momentet më delikate të skuadrës. E bëri në ndonjë nga barazimet që mund të kishin përfunduar në humbje, psh në ndeshjen me Iranin dhe shpreson që ta bëjë edhe që nga ky moment, në raundet me eliminim direkt.

Belgu është përballë mundësisë që të bëhet portieri me më shumë ndeshje në Kupën e Botës. nëse Belgjika do të arrijë deri në finale, Courtois do të shkojë në 23 ndeshje dhe do të kalonte Manuel Neuer që është eliminuar tashmë. Ajo ndaj SHBA, është ndeshja e 20 e Courtois në kampionatet botërore dhe e vendos Courtois në vendin e dytë, bashkë me Hugo Lloris që është ndalur pikërisht në 20 ndeshje.

Courtois po zhvillon botërorin e tij të katërt në Botëror. Në 3 edicionet e mëparshme ka pasur rëndësinë maksimale. Që nga 2014 e deri tani në 2026 ka qenë gjithnjë portieri pikë referimi i belgëve në Botërorë. Mungoi vetëm në Euro 2024 për shkak të një dëmtimi, ndërkohë që më pas qëndroi për pak kohë larg kombëtares për shkak të divergjencave që ka pasur me trajnerin e mëparshëm Domenico Tedesco. Me t’u larguar ky i fundit, Courtois u kthye te Red Devils.

Në një turne ku i gjithë fokusi është te yjet, shumë prej të cilëve janë shpallur edhe MVP të ndeshjeve, për gjigantin belg thuajse askush nuk flet edhe pse është sërish mes portierëve më të mirë të Botërorit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.