Senatorja paraguajane sulm ndaj Mbappe, pas ndeshjes Paraguai-Francë, Infantino i del në mbrojtje francezit: Komente raciste, e gjithë bota në krah të Mbappe

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dënuar ashpër komentet raciste të bëra ndaj sulmuesit të Francës, Kylian Mbappé, nga senatorja paraguajane Celeste Amarilla, pas ndeshjes Francë–Paraguaj në Kupën e Botës.
Në një deklaratë zyrtare, Infantino shprehu solidaritetin e plotë me kapitenin e Francës dhe theksoi se futbolli duhet të mbetet një sport i bazuar në respekt dhe barazi.
“Unë dënoj pa asnjë mëdyshje komentet raciste të drejtuara ndaj Kylian Mbappé nga senatorja paraguajane Celeste Amarilla. E gjithë bota e futbollit dhe shoqëria qëndrojnë në krah të kapitenit të Francës. Ne duhet të luftojmë racizmin dhe ta mposhtim atë së bashku”, deklaroi presidenti i FIFA-s.
Ngjarja ndodhi pas fitores 1-0 të Francës ndaj Paraguajit në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, kur senatorja Amarilla publikoi në rrjetet sociale komente me përmbajtje raciste dhe fyese ndaj Mbappé. Reagimi i saj u dënua menjëherë nga Federata Franceze e Futbollit, autoritetet franceze dhe qeveria e Paraguajit, e cila u distancua nga deklaratat, duke theksuar se ato nuk përfaqësojnë vlerat e vendit apo të popullit paraguajan.
Edhe vetë Mbappé reagoi publikisht, duke e cilësuar senatoren si “një grua të neveritshme dhe të padenjë për postin që mban”, ndërsa theksoi se racizmi nuk duhet të ketë vend as në futboll dhe as në shoqëri.
Lexo edhe
SPORT
Kupa e Botës 2026/ Sot priten emrat edhe të dy çerekfinalistëve të fundit

Kane përballë Haaland: Do të takohen në çerekfinalen e madhe të Kupës së Botës…

“Marrëdhënia e rrezikshme me Trump po trondit futbollin botëror”/ Corriere della Sera kritikon Infantinon dhe ndikimin politik në FIFA...

“Peshku qelbet nga koka”/ Ish-kreu i FSHF sulmon FIFA-n: Institucion i korruptuar, Infantino duhet të largohet

Dështimi i fundit i Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës lë një keqardhje të parashikueshme

Tottenham "çmend" merkaton: Pas Tonalit, synohet goditja e radhës nga Manchester City!

Ryan Garcia humb bastin prej 100 mijë dollarësh pas eliminimit të Meksikës nga Anglia!

Barcelona nuk pret fundin e merkatos/ Vendos afat për Álvarez, Laporta aktivizon ofertën 100 milionëshe për yllin argjentinas





