SHBA kualifikohet në 1/8 e Botërorit, do përballet me Belgjikën "e minutave shtesë"

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar një vend në fazën e 1/8 së finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhtën Bosnjën me rezultatin 2-0.
Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino zhbllokoi sfidën në fundin e pjesës së parë me golin e Folarin Balogun në minutën e 45-të. Sulmuesi amerikan u përjashtua me karton të kuq në minutën e 64-t, por pavarësisht se luajtën me një futbollist më pak, amerikanët vulosën fitoren në minutën e 82-të me golin e Malik Tillman.
Në fazën e 1/8 së finales, SHBA do të përballet me Belgjikën, e cila siguroi kualifikimin pas një ndeshjeje dramatike ndaj Senegalit 2-2. Belgët, edhe pse ishin pranë eliminimit, përfituan nga një gabim i rëndë i portierit kundërshtar që e çoi sfidën në kohën shtesë, ku më pas fituan falë një penalltie të Tielmans, duke siguruar biletën për në raundin tjetër.
Lexo edhe
SPORT
Anglia i shpëton kurthit të Kongos, falë një performance të shkëlqyer nga Harry Kane dhe arrin në raundin e 16-të të Kupës së Botës...

Belgjika përmbys Senegalin me penallti në minutën e 125

Pas 60 vitesh, Anglia bën atë që nuk e kishte arritur kurrë më parë në Botëror

Dopieta ndaj Kongos e ngjit mes rekordmenëve, Herri Kejn kalon Pele dhe prek kuotën mitike “100”

“Prehu në paqe”, Mançester Junajtid bën gafën epike pas eliminimit të lojtarit të tyre nga Kupa e Botës

Minorenia fjeti me futbollistin e njohur: Nuk jam prostitutë, nuk e bëra me para!

Botërori/ Trajneri lë drejtimin e përfaqësueses

Belgjika, flet trajneri Rudi Garcia: Ndaj Senegalit e vështirë, por jemi gati!





