Shkëmbim “bombë” mes Juventusit dhe Atletico Madridit? David në Spanjë, Sørloth drejt Torinos

Një shkëmbim mes Jonathan David dhe Alexander Sørloth mund të kthehet në një nga lëvizjet e merkatos në ditët e ardhshme. David do të kalonte te Atletico Madrid, ndërsa Sørloth do të bëhej pjesë e Juventusit, në një operacion që po diskutohet nga palët.
Marrëveshja nuk është e thjeshtë, pasi një nga pengesat kryesore lidhet me pagën e Jonathan David, e cila kalon 6 milionë euro neto në sezon. Megjithatë, ndërmjetësit po punojnë për të gjetur hapësirat që do ta bënin të mundur shkëmbimin.
Në Torino, Luciano Spalletti kërkon të ndryshojë repartin ofensiv dhe Sørloth përputhet me profilin e sulmuesit që kërkon trajneri. Norvegjezi është një lojtar fizik, i fortë në lojën në ajër dhe mund të shërbejë si pikë referimi për sulmin.
Sørloth ka qenë prej muajsh një nga objektivat kryesorë të Juventusit. Fillimisht, klubi italian e kishte parë si një transferim të mundshëm pa përfshirjen e lojtarëve në marrëveshje, ndërsa tani në tavolinë është edhe skenari i shkëmbimit me David.
Në anën tjetër, mbetet për t'u kuptuar qëndrimi i Diego Simeones.
Atletico Madrid po përballet edhe me situatën e Julian Alvarez dhe një largim i mundshëm i Sørloth në fillim të shtatorit do të hapte një tjetër çështje për repartin ofensiv.
Juventusi, ndërkohë, duket se po largohet nga pista Joshua Zirkzee, i cili luan te Manchester United dhe tashmë është lidhur me një kalim të mundshëm te Fiorentina.
Për momentin, shkëmbimi David-Sørloth mbetet një mundësi në diskutim, por ditët e ardhshme mund të qartësojnë nëse operacioni Torino-Madrid mund të konkretizohet.
Lexo edhe
SPORT
Dy gola ndaj Pafos dhe protagonist me Dinamon në Europë, Fadairo mbyll aventurën dhe rikthehet te Partizani

Yamal ende pa gol në startin e sezonit, por Barcelona nuk shqetësohet/ 19-vjeçari “shpërthen” ndaj Athletic Bilbaos

Enzo Fernandez drejt Manchester Cityt/ Arrin marrëveshjen personale, pritet kontakti i parë me Chelsean

Portieri i PSG-së rrëzohet gjatë nxehjes/ Merr ndihmën e stafit mjekësor, më pas luan ndaj Lilës

Milani bind në “San Siro”, zhbllokohet Ramos, Jashari shkakton autogolin e Venezias





