Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
SPORT

Shok në kampin e Spanjës/ Katër yje mungojnë në stërvitje para Portugalisë

P
Piranjat 3 July 2026, 23:46 · 2 min lexim
Shok në kampin e Spanjës/ Katër yje mungojnë në

Kombëtarja e Spanjës është rikthyer në seancat stërvitore pas fitores bindëse ndaj Austrisë, por disa mungesa të rëndësishme janë vënë re në kampin e skuadrës.

Yjet e Spanjës, përfshirë Lamine Yamal, Aymeric Laporte, Pedro Porro dhe Nico Williams, nuk u panë në fushë gjatë stërvitjes, pasi qëndruan në palestër për punë të veçanta fizike të planifikuara nga stafi teknik.

Ndërkohë, mesfushori me përvojë Dani Olmo zhvilloi një seancë të lehtë rikuperimi me biçikletë statike, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës u stërvit normalisht në fushë.

Skuadra spanjolle pritet të udhëtojë nga Los Angeles drejt Dallasit, ku do të përgatitet për një nga ndeshjet më të mëdha të fazës nokaut të Kupës së Botës.

Sipas burimeve nga kampi i skuadrës, kjo nuk lidhet me ndonjë dëmtim serioz, por me një plan të kujdesshëm menaxhimi të ngarkesës fizike nga stafi teknik, duke pasur parasysh intensitetin e ndeshjeve në turne.

Në raundin e 1/16-ave, Spanja do të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldo, në një super-sfidë që pritet të jetë një nga përballjet më të forta të turneut dhe një test i madh për ambiciet e trajnerit Luis de la Fuente.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.