Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kujtohet Albpetrol, urdhëron bllokimin e aksioneve të “Bankers”: Na ka detyrime pa paguar! Paralajmëron kallëzim ndaj Toni Gogut/ Avokati i Veliajt: Nuk kam frikë nga kërcënimet e Ramës EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri
SPORT

Shpartallohet Trabzonspori, dorëhiqet trajneri, Muçi e Salah dëshmitarë të natës së tmerrshme

P
Piranjat27 August 2026, 23:15 · 2 min lexim
Shpartallohet Trabzonspori, dorëhiqet trajneri, Muçi e Salah

Trabzonspori u eliminua në mënyrë turpëruese nga Europa League dhe menjëherë pas ndeshjes trajneri Fatih Tekke njoftoi dorëheqjen e tij.

Skuadra turke u mposht 4-0 nga Ferencvarosi në Budapest dhe u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 5-0, duke zbritur në Conference League. Ndeshja u kthye në një makth që në minutën e 13-të, kur Malinovskyi u ndëshkua me karton të kuq. Ferencvarosi shënoi të parin me O’Dowda, ndërsa në pjesën e dytë Corbu, Bamidele dhe Lisztes kompletuan fitoren 4-0. Trabzonspori luajti nga minuta e 57-të edhe me nëntë lojtarë.

Në formacion ishte edhe sulmuesi shqiptar Ernest Muçi, i cili luajti pjesën e parë, ndërsa Mohamed Salah ishte gjithashtu titullar. Egjiptiani, i cili kishte shënuar dy gola në kampionat vetëm pak ditë më parë, nuk arriti të ndryshonte fatin e skuadrës në Budapest. Pas ndeshjes, Tekke doli para kamerave dhe njoftoi dorëheqjen.

“Po jap dorëheqjen. Humbja e sotme nuk është diçka që mund të pranohet. Që sot, unë nuk jam më aty”, deklaroi trajneri turk. Tekke kishte marrë drejtimin e Trabzonsporit në mars 2025. Tashmë klubi do të duhet të nisë një kapitull të ri, ndërsa Muçi, Salah dhe pjesa tjetër e skuadrës do të vazhdojnë sezonin në fazën kryesore të Conference League.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.