PSG bie në Francë! Lens fiton Superkupën dhe Skela feston trofeun e parë

Surprizë e madhe në futbollin francez! Lens ka mposhtur PSG-në 1-0 dhe ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Superkupën. Heroi i sfidës ishte Florian, i cili shënoi golin vendimtar në minutën e 32-të. Lensit iu desh të përballonte për më shumë se 50 minuta me një lojtar më pak, pas kartonit të kuq të Kyllian Antonios, por skuadra vendase rezistoi deri në fund.
PSG-ja pati kontrollin e topit dhe krijoi presion të vazhdueshëm në kërkim të barazimit, por mbrojtja e Lensit nuk u thye. Në minutat e fundit, edhe parizienët mbetën me 10 lojtarë pas përjashtimit të Nuno Mendes. Por triumfi i Lensit ka një tjetër arsye për t’u festuar edhe në Shqipëri.
Në stafin teknik të kampionëve të rinj ndodhet Ervin Skela. Ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare iu bashkua këtë verë stafit të Dino Topmöller si ndihmës, pas gjashtë viteve të kaluara në akademinë e Eintracht Frankfurtit.
Hapi i parë në futbollin profesionist nuk mund të kishte një skenar më të bukur. Skela debuton në elitë me një trofe dhe me një fitore ndaj PSG-së. Lens shkruan historinë, ndërsa ish-lojtari i Kombëtares shqiptare nis aventurën e re në Francë me këmbën e mbarë.
Lexo edhe
SPORT
Dortmundi e rikthen te kampionët, lojtari shihet si opsion edhe për Shqipërinë

Infantino nuk i fal kritikat kundër tij, shkarkon nga puna zyrtarin e lartë të FIFA-s

“Asnjë rivalitet me të”, shoku i ri i skuadrës për Dakun: Një nga më të mirët në kampionat

Egnatia prezanton mesfushorin, përforcohet në merkato

Manchester City përgatit ofensivë të madhe në merkato, Maresca synon tre yje të Chelseat

E zgjodhi vetë Kardinale, Milani bën gati 45 milionë euro për një të panjohur

Dhimbja u kthye në kryevepër/ Nga varfëria në legjendë të futbollit – Ronaldo ndoshta e mbyll karrierën sivjet

“Tani është koha të flasim”/ Harry Kane i dërgon mesazh të qartë Bayernit për rinovimin





