SPORT

Silvinjo drejt largimit nga Kombëtarja shqiptare, zbulohet skuadra e re

Piranjat Përditësimi i fundit 7 April 2026, 08:42
Silvinjo drejt largimit nga Kombëtarja shqiptare, zbulohet skuadra e re

Shqipëria nuk arriti të bënte realitet ëndrrën e madhe për t’u kualifikuar në Botëror, duke e mbyllur aventurën e saj vetëm në “play off”, aty ku humbja me Poloninë ishte vendimtare për ecurinë e kuqezinjve.

Me përfundimin e kësaj ëndrre, drejt përfundimit po shkon edhe kontrata e trajnerit Silvinjo, e cila ka afat deri në fund të korrikut. Në fakt, afati ishte i tillë për shkak se kontrata e vjetër e Silvinjos përfundonte në dhjetor dhe duke qenë se Shqipëria kishte shansin e fundit në mars, medoemos u desh që kontrata e trajnerit të rinovohej dhe u mendua deri në fund të Botërorit, gjithmonë me shpresën se Shqipëria do të arrinte të kualifikohej. Mesa duket, palët ende nuk kanë arritur të gjejnë një marrëveshje të re për rinovimin e saj dhe tashmë vetë trajneri është duke shqyrtuar opsionet e reja.

BRAZILI- Nëse deri më tani ishte diskutuar se Silvinjo mund të drejtonte një tjetër ekip Kombëtar, duket se gjërat kanë ndrsyhuar dhe tashmë emri i Silvinjos lidhet me një rikthim në atdheun e tij. Emri i trajnerit të Kombëtares, po përmendet si një alternativë e mundshme për të marrë drejtimin e skuadrës së Korinthiasit në kampionatin brazilian, duke qenë se Silvinjo është një trajner që e njeh mirë ambientin dhe klubin. Tekniku i Kombëtares më parë ka drejtuar Korinthiansin në vitet 2021 dhe 2022. Silvinjo është konsideruar si pasardhësi i Dorival Zhunior që drejton aktualisht skuadrën dhe shihet si trajner i ri i Korinthians. Fakti se Silvinjo ka punuar me këtë skuadër dhe e di si funksionojnë gjërat dhe për më tepër që tani ka edhe një eksperiencë edhe më të madhe mbi supe, është një avantazh i madh që e bën pretendent kryesor duke qenë se nuk ka nevojë për shumë adaptim në skuadër dhe në kampionat. Ky do të ishte një skenar ndryshe nëse drejtimin do ta merrte një trajner që nuk e ka drejtuar më parë Korinthiansin. Raporti zbulon gjithashtu se Alvinegro Paulista po nxiton të shpallë trajnerin e ri për shkak të ndeshjeve vendimtare që e presin. Të enjten, ata debutojnë në Libertadores kundër argjentinasve të Platenses, ndërsa të dielën do të përballen me Palmeirasin në kampionat.

E SHKUARA TE KORINTHIAS- Trajneri i Kombëtares u emërua në fund të majit 2021 dhe qëndroi deri më 3 shkurt 2022, kur u shkarkua pas një humbjeje në derbin ndaj Santosit. Në total, ai e drejtoi ekipin në 44 ndeshje, duke arritur 17 fitore, 14 barazime dhe 13 humbje, sipas të dhënave nga “Transfermarkt”. Vlen të theksohet se ai pati edhe një karrierë të suksesshme si lojtar në klub dhe konsiderohet një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në historinë e Korinthiansit, teksa luajti për ekipin nga viti 1994 deri në vitin 1999.

ALTERNATIVAT- Silvinjo është një nga emrat më të spikatur sidomos pas aventurës me Shqipërinë që konsiderohet e suksesshme duke qenë se kuqezinjtë u kualifikuan një herë në Europian dhe një herë tjetër në “play off” të Botërorit, për herë të parë në histori. Megjithatë, mediat braziliane raportojnë se për të marrë drejtimin e Korinthiasit, ka edhe disa emra të njohur mirë në Brazil dhe bëhet fjalë për emra si Tite e Dinizi. Klauzola e lirimit të Dorivalit te Korinthians është rreth 6 milionë dollarë, teksa humbja e Korinthians së fundmi në kampionat ndaj Internacionalit ishte pika e fundit për vazhdimin e qëndrimit të Dorival Zhunior si trajner. Pas një tjetër rezultati negativ, bordi vendosi ta shkarkojë trajnerin, duke i dhënë fund periudhës së tij në drejtimin e ekipit, mes presionit dhe kritikave për performancën. Pa fitore në shtatë ndeshje në kampionatin brazilian, Korinthiansi i është afruar zonës së rënies nga kategoria. Në vendin e 16-të, skuadra nga Parke Sao Zhorzhe ka vetëm 10 pikë në 10 ndeshje të luajtura, me dy fitore, katër barazime dhe katër humbje. Kështu, klubi është në kërkim urgjent për një trajner që njeh ambientin sepse koha nuk premton dhe një trajner që ka punuar me to në të shkuarën do të ishte ideali dhe prandaj Silvinjo është aktualisht emri më i mundshëm për të drejtuar klubin brazilian.

KRITIKAT DHE STATISTIKAT- Ashtu si te Shqipëria, Silvinjo është një trajner që pëlqen të luajë me skemën 4-2-3-1, duke i dhënë më shumë siguri mbrojtjes dhe shpreson që të mos pësojë gola, por kjo skemë kufizon jo pak repartin e sulmit. Në të shkuarën, ka pasur kritika të shumta për skuadrën e Korinthiansit duke qenë se nuk shënonte në kohën kur drejtohej nga Silinjo. Kështu, trajneri duhet të bëjë ndryshime dhe fillimisht duhet të rregullojë gabimet që trajneri Dorival ka bërë deri më tani me skuadrën e më pas, të implementojë filozofinë e tij në lojë duke qenë se janë shumë ndryshe drejtimi i klubit me atë të Kombëtares. Korinthiansi njoftoi zyrtarisht shkarkimin e Dorival Zhunior, pas humbjes 1-0 ndaj Internacional në Neo Quimika Arena. Ai e mbylli periudhën si trajneri i dytë me jetëgjatësinë më të madhe në klub gjatë kësaj dekade. Menaxhimi i klubit ka pësuar disa ndryshime gjatë pesë viteve të fundit. Vetëm tre trajnerë kanë arritur ose tejkaluar 60 ndeshje zyrtare. Drejtori ekzekutiv Marselo Paz deklaroi se puna e Dorival Zhunior arriti kulmin pas një serie prej nëntë ndeshjesh pa fitore. Sa i përket Silvinjos, trajneri i Kombëtares është në listën e trajnerëve që ka drejtuar skuadrën në 5 vitet e fundit dhe është një nga trajnerët që ka qëndruar gjatë me skuadrën. Silvinjo ka qenë trajner në 43 ndeshje, 21 sfida më pak se Pereira që është edhe trajneri më jetëgjatë i Korinthiansit në 5 vitet e fundit.

SILVINJO TE SHQIPËRIA– Silvinjo u emërua si trajner i Shqipërisë në janarin e vitit 2023, duke marrë drejtimin e kuqezinjve vetëm pak muaj para se të nisnin kualifikueset e Europianit që do të luhej në verën e 2024-ës në Gjermani. Aventura e brazilianit nuk nisi mirë duke qenë se u mundëm në Poloni që në debutim megjithëse loja e zhvilluar nga skuadra jonë ishte pozitive dhe bindi duke dhënë sinjale të qarta se do të bëhej një punë e madhe. Dhe në fakt, ashtu rezultoi duke qenë se Shqipëria arriti të kualifikohej si e para e grupit duke prekur Europianin për herë të dytë në histori dhe këtë herë, Shqipëria arriti të kualifikohej si skuadra fituese e grupit. Pak muaj më vonë, kuqezinjtë dështuan në rrugëtimin drejt Ligës së Kombeve duke u renditur e fundit në grupi për të rënë njëkohësisht edhe në Ligën C, aty ku do të përballet me skuadra të një niveli më të dobët. Shqipëria pati shansin e artë me Silvinjon të provonte për herë të parë Botërorin, duke dhuruar emocione të forta në grupin kualifikues, ku fitoi edhe në Leskovc ndaj Serbisë ndërkohë që zhgënjimi ishte i madh për eliminimin në Varshavë, aty ku rastet e humbura nga kuqezinjtë ishin të shumta dhe për më tepër, kritikat ndaj trajnerit ishin edhe më të mëdha duke qenë se formacioni startues nuk ishte bindës. Me shumë gjasa, cikli i Silvinjos te Shqipëria ka përfunduar dhe tashmë mbetet të shihet nëse trajneri do të vazhdojë karrierën në Brazil nën drejtimin e Korinthiansit apo do të arrijë një marrëveshje për të vijuar punën e tij te Shqipëria, edhe pse besimi tashmë ka rënë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?