SPORT

Silvinjo shpjegon listën: Bajrami bëri diferencë në mënyrë brutale, është golashënuesi ynë. Nuk e di situatën e Brojës

Piranjat Përditësimi i fundit 21 March 2026, 12:11
Silvinjo shpjegon listën: Bajrami bëri diferencë në

Pas kësaj, ai doli në konferencën e zakonshme për mediat ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Tekniku brazilian u ndal te mungesat dhe risitë, gjithashtu foli për problemet në mbrojtje. Ndër të tjera lavdëroi edhe Nedi Bajramin për ndikimin e tij në Kombëtare, ndërsa përsa i përket Brojës, Silvinjo tha se do ta vlerësojë gjatë këtyre ditëve.

Mungesat dhe risitë – “Si trajner nuk dua të qaj, Manaj është një futbollist emblematik për ekipin, vendin, federatën, po bënte shumë mirë. Ne duhet të përshtatemi me situatën, të qajmë nuk vlen, sepse kemi të tjerë, ky është avantazhi i federatës, se dera është e hapur. Manaj kishte një dëmtim të rëndësishëm, për fat të keq edhe Daku nuk ka asnjë minutë në 2026. Atëherë përshtatesh. Duhet të mendosh, rimendosh e bësh gjëra. Dera është e hapur, kemi 2-3 lojtarë që vijnë dhe jam shumë i lumtur padyshim edhe për ta. Sa i përket Pllanës e Pilos, prej kohësh jemi pas tyre. Është në rregull, momenti i duhur, ndeshje e rëndësishme e shihet. Ndaj kemi edhe një situatë të një futbollisti që është në një situatë të veçantë që duhet parë. Kemi 3 ditë përgatitje për të shkuar në fushë në gjendjen më të mirë ndaj Polonisë.

E vërtetë është nuk duhet të qajmë mungesa, kam besim te lojtarët e grumbulluar i kishim menduar që më përpara, pas dëmtimit të Manaj e rivlerësuam situatën dhe i thirrëm.

Muçi unë e shoh si sulmues, luan edhe në dy pozicione të tjera, është një lotjarë që shënon, ka tiparë ofensive dhe më pak difensive. Mehmetin e kemi sjellë ne 3 vite më paraa është rritur e shoh si sulmues krahu është përmrësuar, Muçin e shoh si sulmues, nëse nuk ke sulmyes pykë 9 duhet të gjesh lojtarë që të shënojë. Bajrami është ai që ka shënuar më shumë, 7 gola, Asani me 6 dhe Asllani me 4. Ka opsione të tjera përveç Manaj si Uzuni, Muçi, Mehmeti dhe Bajrami”

Problemet në mbrojtje – “Kjo nuk është një ndeshje për eksperimente, Pilo është me eksperiencë, është 25 vjeçar, është gati. Sot është gjithçka në rregull dhe mund ta marrim. Sa i përket Pllanës, është e njëjta. Na mungon një mbrojtës qendre, herën e fundit kemi parë Cakën. Për një herë do bëjmë 26 dhe me Pllanën i cili njeh mirë kampionatin polak se luan atje, e kemi parë prej 6 muajsh, është një lojtar që vjen, të shohim atë që është në gjendje të bëjë. Nuk është eksperiment, është nevojë. Mund të merrja 23, por mendoj se është një ndeshje shumë e  rëndësishme, merren 26 e pastaj të shohim. Kemi njerëz që vijnë me pak minuta, që janë kthyer një javë më parë. Një situatë e veçantë, e them Asani, kam folur me të. Kam menduar si trajner që është ndeshje e rëndësishme, nuk është eksperiment, unë duhet të kem zgjedhje. Nuk mund të shkoj me 23, sipas meje marrim 26 që të zgjedhim. Të mos harrojmë që për të ardhur këtu, kemi bërë shumë sforco, përkushtim. I kam thënë të gjithë lojtarëve që për fat ekipi është i hapur dhe nuk janë të njëjtët nga marsi i kaluar e deri tani, por i falënderoj të gjithë që kanë bërë sforco për të ardhur këtu, për të gjithë punën që kemi bërë. Shkojmë në 100% për të bërë më të mirën, për ne, federatën, për kombin. Ka qenë një rrugëtim shumë i vështirë për të ardhur këtu”.

Mungesa e Seferit – “Ne kemi një dëshirë të madhe të luajmë dhe e përsërit që është një kënaqësi e madhe të përfaqësosh Shqipërinë në play-off për të shkuar në Botëror. Kemi parë ndeshje të rëndësishme të play-off të 2022, për të kuptuar gjëra të tjera që ndodhin, ishin Suedia, Polonia, Çekia, kemi parë kualifikueset e Botërorit të kaluar. Ne kemi 26, nuk mund t’i kemi të gjithë, nëse marr Seferin mbetet jashtë një tjetër. Përse morë këtë e jo atë? Ndodh, e kam lexuar. Edhe Brazili për shembull ku është Ançeloti, Martinez në Portugali. Unë ndjej për shumë trajnerë këtë debat që është i bukur, ne mendojmë për gjithçka por nuk mund të kemi gjithçka, sipas meje jemi të mbuluar në mesfushë në mbrojtje. Ne duhet të mendojmë si të sjellim ekipin më afër zonës kundërshtare, se ke nevojë të shënosh, sepse nëse nuk shënon nuk shkon para. Jemi krenarë me lojtarët që kemi, kemi bërë zgjedhje, nuk mund të kem 30-32 lojtarët. I kam falënderuar të gjithë që kanë bërë rrugëtimin, por jemi të bindur se me këta 26 mund të ecim para, jam i bindur që me këta lojtarë kemi mundësinë të përshtatemi dhe të shkojmë para”.

“Ne sigurisht jemi rritur shumë si staf si ekip kemi bërë një rrugëtim të bukur, kemi shkuar në Europian, patëm ndeshjet e Ligës së Kombeve, kemi dalë në fazën play off shpresoj të shkojmë në Botëror. I kemi para ndeshjet e Polonisë kanë një trajner të mirë, janë skuadër e fortë dhe me lojtarë të fortë, jemi rritur ne, por edhe ata. Sa i përket lojtarëve tanë kemi shumë kënaqësi ti shohim kur stëvrviten kanë posedim topi të mirë, janë shumë të shpejtë ndonjëherë Bulku, Zabaleta, Doriva dhe unë jemi në thonjëza pak xhelozë për këta lojtarë të rinj se çfarë cilësish kanë dhe atë që mund të bëjnë në fushë. Jam i lumtur që jam trajneri i kësaj kombëtare që mund të bëjë shumë mirë, ndërkohë doja të theksoja edhe një detaj tjetër për ndryshimin. Atë kundër Andorrës, pati një zhbllokim të lojës sapo hyri Nedim Bajrami, me një pasim të bukur dhe më pas me një krosim të bukur, kjo ndodhi 20 minuta pasi ai hyri në fushë dhe unë them shpesh që jemi një dhe të gjithë mund të bëjmë maksiumumin për këtë ndeshje.”

“Siç e thash edhe më përpara, Pilo nuk është një lojtar 19-vjeç që nuk ka luajtur me një ekip të ligës së parë dhe nuk mund të grumbullohej, kemi kohë që jemi pas tij dhe e kemi ndjekur. Aliji ka pasur një ndërhyrje kirugjikale dy muaj më përpara dhe ka një muaj që është rikthyer, ka bërë mirë me Kombëtaren, por nuk mund të rrezikoj me një lojtar që nuk është në 100% e tij, do të vlerësoj sapo të nisë grumbullimi, e shoh si mundësi më tepër që u jepet lojtarëve, dhe kjo vlen edhe për Bujar Pllanën. Sa i përket Brojës si sulmues qendre nuk e di ende ai ka një muaj e gjysmë që është jashtë fushe, javën e kaluar luajti dy minuta, nuk e di ende, do ti vlerësojmë lojtarët se në çfarë gjendje janë. Duhet të përshtatemi me situatën dhe lojtarët që kemi këtu, të hyjnë në fushë ata lojtarë që vënë kundësrshtarin në vështirësi, Bajrami dhe Uzuni patën një ndikim brutal kundër Andorrës, dhe ata që futen nga stoli mund të bëjnë diferencën. Kemi 3 ditë stërvitje dhe do ti shikojmë.”

Krahasim Serbi-Poloni – “Të kthehesh te një ekip që kemi luajtur dy herë, brenda dhe jashtë, unë preferoj të flas për Poloninë, që është kundërshtari i radhës. Është diçka e ngjashme mes tyre, që mbrohen mirë dhe shfrytëzojnë hapësirat. Polonia është një ekip që shihet mirë në 5 ndeshjet e fundit dora e trajnerit Urban, mbrohet mirë, është agresive dhe shfrytëzon shumë hapësirat me shpejtësi dhe cilësi dhe gola. Të gjithë shënojnë, kanë 3-4 lojtarë që mbërrijnë në zonë e finalizojnë, janë lojtarë që shënojnë, janë fizikisht të fortë, agresivë dhe shfrytëzojnë hapësirat. Kanë diçka të ngjashme me Serbinë, por në përgjithësi janë të ndryshme. Poloninë e ka përmirësuar shumë ky trajner”, përfundoi Silvinjo./PanoramaSport

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?