Simeone i mbyll derën Barcelonës për Julian Alvarez: Klubi mori një vendim

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka përsëritur se Julian Alvarez nuk është në shitje, pavarësisht interesimit të madh të Barcelonës për sulmuesin argjentinas.
Barcelona ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për 26-vjeçarin, e cila është refuzuar nga Atletico. Klubi katalanas po përgatit një propozim të ri që mund të arrijë 120-130 milionë euro, ndërsa Alvarez thuhet se dëshiron të transferohet në “Camp Nou”.
Megjithatë, Simeone ka konfirmuar se qëndrimi i Atletico Madridit nuk ka ndryshuar.
“Situata është shumë e qartë, klubi mori një vendim. Jemi shumë të lumtur me Julianin dhe nga perspektiva sportive do ta ndihmojmë të vazhdojë të rritet dhe të përmirësohet”, deklaroi Simeone.
Trajneri argjentinas shtoi se klubi do të vazhdojë të punojë për ta ndihmuar Alvarezin të japë më të mirën, duke lënë të kuptohet se Atletico nuk planifikon ta shesë sulmuesin këtë verë.
Lexo edhe
SPORT
Ana e errët e Botërorit “FIFA2026”, kërcënime me jetë dhe alarme për bombë, zbulohet plani për të vrarë Leo Messin

“Nuk ngrihej nga shtrati, nuk hante, nuk lahej”/ Dëshmia tronditëse për ditët e fundit të Maradonës

Ferran Torres drejt Parisit/ Shtohen zërat për një kalim te PSG

Real Madridi gjen tre alternativa pas dështimit me Rodrin

E priste një kontratë 5-vjeçare, dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, zbulohet arsyeja

ZYRTARE/ La Liga, një “oaz” për Kumbullën, qendërmbrojtësi mbetet në Spanjë

Inter, çfarë po ndodh me Asllanin? Mesfushori “ngec” në Milano, mungojnë ofertat

Real Madrid, Jose Mourinho vendos rregulla të reja për futbollistët, ja për çfarë bëhet fjalë…





