Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
SPORT

Situata te Dardanët/ Foda sqaron çështjen Ibrahimovic dhe zbulon si u bindën Osmani, Avdyli e Kacuri

P
Piranjat21 September 2026, 13:47 · 3 min lexim
Situata te Dardanët/ Foda sqaron çështjen Ibrahimovic dhe

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për afrimet e reja në përfaqësuese dhe situatën e Arijon Ibrahimovic, i cili ka marrë ftesë nga Gjermania U-21. Tekniku gjerman ka sqaruar se nuk i ka dërguar ende një ftesë zyrtare talentit të Augsburgut, por ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjatë vitit të fundit.

“Jo, Arijoni nuk ka marrë ftesë nga ana ime, por jam në kontakt me të prej pothuajse një viti dhe herë pas here shkëmbejmë mesazhe. Të shohim se si do të shkojë situata”, deklaroi Foda.

Trajneri i Kosovës foli edhe për objektivat e skuadrës, duke kërkuar që rezultatet e së kaluarës të mos ndikojnë në përgatitjen për sfidat e ardhshme.

“Futbolli nuk shkon me të kaluarën, por jetojmë në të tashmen. Tani duhet ta dëshmojmë sërish nga e para. Pres që lojtarët të jenë të uritur për fitore. Është e rëndësishme që rezultatet e mira të vazhdojnë”, tha ai.

Foda pranoi se Kosova ka përpara tre kundërshtarë të fortë, Austrinë, Irlandën dhe Izraelin, por synon të krijojë një grup të bashkuar që luan futboll të mirë. “Pas gjashtë ndeshjeve do t’i mbledhim pikët dhe do të shohim se ku jemi”, u shpreh ai.

Në fund, Foda shpjegoi edhe arsyet që çuan në afrimin e Erblin Osmanit, Milot Avdylit dhe Dion Kacurit.

Për Avdylin, ai vlerësoi sezonin dhe paraqitjet e mira, duke theksuar se mund të luajë në disa pozicione.

Sa i përket Kacurit, Foda tregoi se e ka ndjekur prej kohësh, përfshirë periudhën kur luante te Baseli. “Është një mesfushor shumë i mirë, universal dhe mund të luajë në shumë pozita. Ka potencial për të ardhmen e Kosovës”, tha ai.

Ndërsa për Osmanin, Foda zbuloi se kontakti kishte nisur disa muaj më parë. “Ai ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer dhe më ka bindur. Të gjithë kemi pasur kontakt me të, nga presidenti deri te Bajrami. Ai luan me zemër për Kosovën, luan me pasion dhe kjo më pëlqen te lojtarët”, deklaroi Foda.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.