SPORT

Skandalet në fushë/ FSHF ndëshkon klube dhe lojtarë me gjoba dhe pezullime deri 1 vit

Piranjat Përditësimi i fundit 27 March 2026, 19:52
Skandalet në fushë/ FSHF ndëshkon klube dhe lojtarë me gjoba

Vendimi nr. 35 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.03.2026

1.KF Teuta, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ndezur mjete piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. Lojtari i AF Elbasani, Insa Boye, për lojë të rëndë ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/e të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KS Kastrioti, Gazmend Vogli, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

5. Lojtari i AF Luftëtari, Behar Ramadani, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese si dhe banderola diskriminuese ndaj ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 15/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Butrinti urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.  

7. KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, ku janë përdorur kore fyese ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe ekipit kundërshtar si dhe hedhje sendesh në drejtim të lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes duke cënuar sigurinë e tyre, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë, si dhe me zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Në zbatim të nenit 58 të Rregullores së Aktivitetit, KF Delvina urdhërohet të dërgojë për miratim listën e zyrtarëve të cilët do të qëndrojnë në tribunë, tek delegati i ndeshjes, të paktën 48 orë përpara fillimit të çdo ndeshje deri në përfundim të dënimit.

8. Bylis Vajza U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Vajzave U-17, kundër FC Skills Vajza U-17, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/d të KDE, gjoba të aplikohet në masën 5%.

9. KF Shënkolli, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Tretë, kundër Vllaznia B, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

10. Lojtari i FC Dinamo City U-17, Daors Vellahu, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i FC Besa U-17, Djorsi Hoxha, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i Akademia e Futbollit U-17, Tristan Dërvishaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i FC Dinamo City U-14, Enio Shtuka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i Sporting Durrës U-14, Aldjon Asllanaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Lojtari i AF Elbasani U-14, Klivio Pajenga, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/h të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Lojtari i KF Teuta U-13, Bruno Mina, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. Lojtari i Djekom U-15, Holger Agaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. TR 19 Akademi U-7, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-7, Zona Rajonale Tiranë, kunder Albanet U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

19. KSP Junior C, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Dinamo 14 B, U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

20. KF Tirana U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe ushtruar akte dhune, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes dhe cenimin e sigurisë në ambientet e stadiumit, në bazë të neneve 6/3/j, 8/1, 13 dhe 17 të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Iliria U-17. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Në zbatim të nenit 6/3/b të KDE, KF Tirana U-17 dënohet me zhvillimin e 5 (pesë) ndeshjeve pa praninë e spektatorëve.

21. Kastrioti U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Triumph A, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

22. FK Vora U-14, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kunder Kombinati Futboll U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

23. Kamza Sport A Vajza U-16, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit të Vajzave, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Alpha 2024 Vajza, U-16, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

24. Simple FC, për sjellje të gabuar të lojtarëve, duke kërcënuar dhe shfaqur sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/j, 8/1, 13dhe 17 të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0kundër FJT Auto. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

25. Lojtari i Simple FC, Renco Sula, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

26. FC Luminesen, për sjellje të gabuar të lojtarëve, duke kërcënuar dhe shfaqur sjellje të dhunshme ndaj zyrtarëve të ndeshjes, duke sjellë si pasojë ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/j,8/1, 13 dhe 17 të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër FC Dajti. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

27. Lojtari i Luminesen, Fatjon Koçi, për kërcënim të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur si dhe për mosrespektim të vendimit nr. 20, datë 09.01.2026, në bazë të neneve 14/1/k, 29/1/d dhe 33 të KDE, dënohet me pezullim nga çdo veprimtari e organizuar nga FSHF për një periudhë prej 1 (një) viti.  

28. Kohës së re të dënimit i shtohet periudha e pashlyer e dënimit të mëparshëm të vendimit nr. 20, datë 09.01.2026.

29. Lojtari i Alpha Crossfit, Blerim Ndou, për kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/k të KDE dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

30. FC Dinamo, për shkelje të rregullores së lojës sipas IFAB (Law 3 – Lojtarët), duke kaluar limitin prej 3 (tre) ndalesash për zëvendësimet, në bazë të neneve 6/3/j dhe 8/1të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Bulqiza. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

31. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Blerim Kotobelli, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

32. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Tepelena, Ilir Selimi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

33. Rrëzimin e kërkesës së FC Dymbëdhjeta, në lidhje me aktivizimin e mundshëm të lojtarëve që nuk duhet të luajnë, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

34. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Eagle Football, Samuel Vrapi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?