Berisha thirrje shqiptarëve: Të shtunën në orën 12:00, bashkohemi të gjithë në mbështetje të studentëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që ditën e shtunë në ora 12.00, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që ditën e shtunë në ora 12.00, ...
Një fëmijë në një zonë rurale në veri të shtetit të Nju Jorkut ka humbur jetën pasi u infektua me fruth, duke...
Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin...
Venddepozitimi i mbetjeve të Bashkive Bulqizë dhe Klos, i cili ndodhet mbi fshatin Plan i Bardhë, vijon të digjet prej më shumë s...
Avokati i Erion Veliajt ka deklaruar se po shqyrton mundësinë e depozitimit të një kallëzimi penal lidhur me pretendimet për k&eu...
Kanë nisur zgjedhjet e mesit të mandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku miliona qytetarë po votojnë për për...
Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, ka kritikuar projektbuxhetin dhe paketën fiskale për vitin 2027, duke i cilësuar ato si dësh...
Veliaj, në letrën e zbardhur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, shprehet: “E nderuar zonjagjykatëse, siç jeni vënë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, priti një delegacion përfaqësuesish të partisë simotër italiane, Fratelli d&rs...
Studentët kanë marshuar sot në rrugët e Tiranës, ndërsa janë ndalur te Fakulteti i Ekonomikut, ku iu kanë bërë...
Një çështje e rëndë që përfshiu katër futbollistë të lidhur me Realin e Madridit ka përfunduar në gjykatë, me tre ish-lojtarë të akademisë që janë dënuar me nga një vit burg për veprën penale të pornografisë me të mitur.
Ferrán Ruiz, Juan Rodríguez dhe Andrés García u shpallën fajtorë për një ngjarje të lidhur me një video seksuale të regjistruar në vitin 2023 në Gran Canaria.
Ndërkohë, Raúl Asencio, mbrojtësi i ekipit të parë të Realit të Madridit, është shpallur i pafajshëm.
Vendimi është arritur përmes një marrëveshjeje mes të gjitha palëve në proces. Dy vajzat që shfaqen në video, njëra prej të cilave ishte 16 vjeçe në momentin e ngjarjes, deklaruan gjatë gjyqit se i kishin falur të katër futbollistët.
Kjo falje ndikoi drejtpërdrejt në çështjen e Asencios, pasi u rrëzua akuza e vetme me të cilën ai përballej: zbulimi i sekreteve. Ai akuzohej se i kishte treguar një personi të tretë videon që i ishte dërguar nga tre të pandehurit e tjerë, duke qenë në dijeni se ajo ishte regjistruar pa pëlqimin e dy vajzave.
Nga 4 vite e 7 muaj, në vetëm një vit burg
Për tre ish-lojtarët e akademisë, falja e viktimave u konsiderua si rrethanë lehtësuese. Si pasojë, Prokuroria pranoi një ulje të ndjeshme të dënimit për veprën më të rëndë, atë të pornografisë me të mitur.
Fillimisht, Prokuroria kishte kërkuar 4 vite e 7 muaj burg për Ferrán Ruiz, Juan Rodríguez dhe Andrés García, ndërsa për Raúl Asencion kërkonte 2 vite e 6 muaj burg.
Gjatë seancës, dy vajzat deklaruan se falja e tyre ishte bërë me vullnetin e tyre dhe me dëshirën që çështja të përfundonte.
Asencio u kërkoi falje viktimave dhe i falënderoi për qëndrimin e tyre. Edhe dy prej të pandehurve të tjerë shprehën pendesën e tyre.
Dënimi pezullohet
Edhe pse u dënuan me nga një vit burg, Ruiz, Rodríguez dhe García nuk do të vuajnë dënimin në burg, pasi Prokuroria pranoi pezullimin e tij.
Kushti është që ata të mos kryejnë vepra të tjera penale gjatë dy viteve të ardhshme, si dhe të ndjekin një kurs ndërgjegjësimi mbi çështjet seksuale.
Gjykatësja Virginia Peña mori parasysh rrethanat personale dhe sociale të të dënuarve, mungesën e precedentëve penalë dhe përpjekjet e tyre për të riparuar dëmin e shkaktuar.
Sipas gjykatëses dhe prokurores, pezullimi i dënimit lejohet nga Kodi Penal spanjoll për dënime me burgim më pak se dy vjet.
Raúl Asencio është liruar gjithashtu nga detyrimi për të paguar shpenzimet gjyqësore, ndërsa tre ish-lojtarët e akademisë duhet t'i mbulojnë ato.
Për tre të dënuarit është vendosur gjithashtu ndalim kontakti për dy vite me viktimën që ishte 16 vjeçe në momentin e ngjarjes, si dhe ndalim për tre vite për ushtrimin e çdo profesioni apo aktiviteti që përfshin kontakt me të mitur.
Pas 28 vitesh, Piero Ausilio dhe Interi kanë ndarë rrugët. Drejtori sportiv largohet nga klubi zikaltër pas pamundësisë pë...
Nick Woltemade ka vendosur një rekord të veçantë që në hapat e parë të tij me Juventusin. Sulmuesi gjerman, i cili &...
Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo, ka folur për situatën e Raul Asensios dhe polemikat që e kanë shoqëruar jashtë fush&eum...
Brazili dhe Japonia do të ripërsërisin përballjen e tyre të Kupës së Botës në një turne në Singapor, i ...
UEFA ka nisur një procedim disiplinor ndaj Matteo Guendouzit dhe Mason Greenwood, pas përballjes mes Fenerbahçes dhe Olympique Lyonit në...
Luciano Spalletti flet hapur dhe këtë e bën në një intervistë për SportMediaset. Në intervistën e tij, trajneri i...
Lionel Messi pritet të marrë një nga homazhet më të veçanta në historinë e futbollit argjentinas. Pas njoftimit p&eu...
Po mbushet gjysma e shekullit, por kurrë nuk do të harrohet. Bajerni pësoi një nga turpërimet më të mëdha në hist...
Massimo Moratti ka zbuluar se më shumë se 20 vite më parë kishte mundësinë të blinte Napolin, pas falimentimit të klub...
Numri 10 i Argjentinës është gati të ndërrojë ‘pronar’. Pas gati dy dekadash nën supet e Lionel Messit, fanella...