SPORT

Skemë mashtrimi me futbollistë afrikanë, 6 mijë euro për viza që rezultuan false

Piranjat Përditësimi i fundit 12 April 2026, 23:34

Skemë mashtrimi me futbollistë afrikanë, 6 mijë euro

Prokuroria e Tiranës po heton një futbollist nga Bregu i Fildishtë, si të përfshirë në falsifikimin e vizave për futbollistë afrikanë që synojnë të klubet shqiptare.

Hetimi ndaj 22-vjecarit nisi pas kallëzimit të një rasti, ku disa pretendentë afrikane për futbollin shqiptar paguan 6 mijë euro për dokumentet, por morën viza të falsifikuara. Një 22 vjeçar nga Bregu i Fildishtë po hetohet nga prokuroria e Tiranës si bashkëpunëtor në falsifikimin e vizave për futbollistë afrikanë që synonin të luanin në kampionatin shqiptar të futbollit. Gjashtë aspirantë për klubet shqiptare kishin paguar nga 1 mijë euro për vizat shqiptare në pasaportat e tyre, pa ditur se ishin të falsifikuara.

Si i dyshuar për rastin, i riu afrikan Anderson T., qëndroi 6 muaj në “arrestit në burg”, masë nga e cila u lirua këtë javë nga Gjykata e Tiranës për shkak të skadimit të afatit të paraburgimit. Hetimi ndaj tij nisi pas kallëzimit në Shqipëri të prindit të një futbollisti nga Egjipti. Djali i tij ishte vënë në kontakt me disa persona, po nga Afrika, që i kanë premtuar mundësimin e një vize shqiptare, kundrejt 1 mijë eurove, për t’u provuar si futbollist në Shqipëri.

Ai është dakordësuar me 5 afrikanë të tjerë dhe një prej tyre ka transferuar totalin prej 6 mijë euro drejt Shqipërisë. Pasi i kanë marrë vizat, teksa kanë tentuar të udhëtojnë përmes aeroportit të Kajros në Egjipt dhe Stambollit në Turqi, në sportel ju është thënë se vizat ishin false. Për të njëjtën ngjarje janë proceduar penalisht edhe një tjetër 22 vjeçar nga Bregu i Fildishtë dhe një 46 vjeçar nga Shkodra. Ky i fundit ka pranuar në prokurori se pas interesimit të menaxherëve të futbollit vendas për talente afrikanë bën të mundur plotësimin e dokumentacionit të tyre për të ardhur në Shqipëri dhe që bashkëpunon me disa skuadra si KF Burreli, Devolli, Gramshi e Këlcyra, por ka mohuar të jetë i përfshirë në vizat false të këtij rasti. Hetimi ndaj 22-vjeçarit të akuzuar për “falsifikim të vizave” do të vijojë në masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?